Mbinë patatet e mbjella në Peru në kushte të përafërta me planetin Mars

Shkencëtarët në Peru, morën produktin e parë në laboratorin e patates, të krijuar në klimën e planetit Mars

Në studimin e realizuar në kryeqytetin Lima, në bashkëpunim të Administratës Kombëtare Aeronautike Hapësinore Amerikane (NASA) dhe hulumtuesve nga Peruja, bima e parë e mbirë në rërën e marrë nga shkretëtira Pampas de la Joya dha produktin e saj të parë.

Për ta siguruar një mjedis si të Marsit, në simulatorë u krijuan kushtet si temperatura e ajrit nën 0 gradë, përqendrimi i lartë i monoksid-karbonit, presioni i ajrit ekuivalent me atë të lartësisë 6 mijë metra si dhe sistemi i dritës i cili ngjan me ditën dhe natën e Planetit të Kuq.

Hulumtuesit, në 700 kilogram dhe të sjellë nga shkretëtira, mbollën 65 lloje të patates, por vetëm 4 prej tyre u mbinë.

Anadolu Agency

Comment

*