Mblidhet Kryesia e LDK-së

Prishtinë, 10 gusht 2017 – Para fillimit të vazhdimit të seancës konstitutive të Kuvendit të Kosovës, në selinë e LDK-së në Prishtinë ka filluar mbledhje Kryesisë së kësaj partie.

Besohet se temë diskutimi do të jenë zhvillimet më të reja në koalicionin LAA, pas ultimatumit të liderit të AKR-së, Begjet Pacolli, u ka dhënë LDK-së dhe Vetëvendosjes.

Pacolli u ka thënë dhjetë ditë afat dy partnerëve të koalicionit që të “reflektojnë” rreth formimit të institucioneve. Në të kundërtën, partia e tij, me katër deputetë në Kuvendin e Kosovës, do ta braktisë këtë koalicion, raporton KTV.

Në takim pritet të diskutohet edhe për qëndrimin që do të mbajë LDK-ja në seancën konstitutive të Kuvendit të Kosovës. (r.m.)

Comment

*