Mbreti Lir si kurre me pare

 

 

 

 

 

 

Nga Julika Prifti

Keto jave ne Cort Theate ne Nju Jork po shfaqet me sukses nje pjese e vjeter ne nje venie te re ne skene. Grupi i aktoreve te zgjedhur eshte krejt i ndryshem nga grupe te tjere. Kjo jo vetem per faktin e emrave te njohur e te adhuruar nga shikuesit e pjeseve te ndryshme te vena ne Broadway.

Per here te pare spektatoret pane nje pjese te Shekspirit te vene ne skene ne nje menyre te re, ndryshe nga shfaqet ne Globe Theater ne kohen e Shekspirit e krejt ndryshe nga koha jone. Ky ndryshim jo aq per skenografine e Miriam Buether apo kostumet e Ann Roth per pjesen, apo ndricimin e Jane Cox e muziken origjinale te komposuar enkas nga Philip Glass, e te luajtur ne skene nga kater instrumentiste te talentuar.
Tragjedia me regji te Sam Gold qe po shfaqet tani ne Nju Jork eshte Mbreti Lir. E Mbreti Lir, nje nga figurat me te njohura te Shekspirit, kesaj here interpretohet jo nga nje aktor, po nga nje aktore, aktoria e shquar angleze, Glenda Jackson.
Ne jemi mesuar te shohim gjinine mashkullore te interpretoje role femrash, por me te kunderten nuk jemi te familjarizuar. Glenda Jackson ,aktore me ze e teatrit dhe e filmi, e thyen kete barriere. Ajo e zoteron skenen me prezencen e saj sapo shkel ne te. Fjalet e thena prej saj degjohen qarte, jane te mbushura me pasion e sinqeritet. Interpretimi i saj e sjell tragjedine te gjalle, ne kohen tone, te shpaloset perpara syve tane, jo si nje pjese skenike, por si nje ngjarje aktuake.
Venie e re ne skene e Mbretit Lir eshte edhe me interesant sepse Glenda Jackson nuk ishte e vetmja aktore e besuar me interpretimin e nje roli te gjinise mashkullore. Dy aktore te tjera, Ruth Wilson ne rolin e lolos dhe Jaybe Houdyshell ne rolin e Earl Gloucester luajne me sukses e mjeshteri karakteret mashkullore
Vajtimi i Kordelias, nje persosmeri interpretimi i Glenda Jackson shkaktoi vajtim e shkarje lotesh edhe te shume spektatore.
Ovacionet e duartrokitjeve vazhduar me minuta te tera e kenaqesia e 83 vjercares Glenda Jackson ishte e dukshme ne te gjithe qenien e saj edhe pse te raskapitur nga shfaqja qe zgjat me shume se 3 ore e gjysme.
Kjo shfaqje qe thyen mite e hodh poshte barieren seksuale ne interpretim nuk do te harrohet nga spektatoret e shumte.
Bota do te ndryshoje pozitivishtet nese ne cdo fushe pjesemarrja e vajzave dhe grave do te jete ne nje perqindje me te larte. Barazimi seksual ne vende drejtuese, ekonomi, industri, politike, eshte i mundshem dhe i arritshem.

Comment

*