Mbyllet seanca e Kuvendit për liberalizimin, projekt-rezoluta do të hidhet ë votim të enjten

Prishtinë, 4 dhjetor 2018 – Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës lidhur me dështimin e liberalizimit të vizave do të vazhdojë të enjten, kur pritet të vihet në votim një rezolutës e propozuar nga dy partitë më të mëdha opozitare, LDK-ja e VV-ja, ku kërkohet doëheqja e qeverisë dhe shpallja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Projekt-rezoluta i ka vetëm tri pika. Në pikën e parë kërkohet diaog i partive politike për zgjedhje të parakonshme. Në pikën e dytë kërkohet dorëheqja e qeverisë dhe shpërndarja e Kuvendi t. Në pikën e tretë kërkohet që të gjitha forcat politike të arrijnë konensus për çështjet me interes nacional, përfshirë miratikimin e ligjeve për formimin e ushtrisë.

Kryesuesi i seancës, Xhavit Haliti, tha se rezoluta e opozitës  nuk mund të hidhej në votim për shkak se nuk kishte kuorum. Sidoqoftë, ai tha se për pozitën është e papranueshme çfarëdo rezolute që kërkon dorëheqjen e qeverisë.

Seanca e jashtëzsakonshme u thirr nga dy partitë më të mëdha opozitare në Kosovë, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje,  pas konfirmimit se çështja e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës nuk është përfshirë fare në agjendën e takimit të Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian.

Shefat e grupeve parlamentare të partive opozitare dhe deputetët e tyre e fajësuan koalicionin qeverisës për  dështimet e shumta të Kosovës, në planin e brendshëm dhe në planin e jashtëm.

Kryetari i Grupit të deputetëve të LDK-së, Avdullah Hoti,tha se liderët e koalicionit qeverisës e fajësojnë BE-në për përgjegjësitë që u takojnë atyre për dështimet e shumta.

“Kjo situatë nuk duhet të vazhdojë tutje. Ne presim që koalicioni të marrë përgjegjësinë për këto dështime”, theksoi Hoti.

Glauk Konjufca, shef i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, tha se fakti se liberalizimi i vizave për Kosovën nuk është përfshirë as agjendën e mbledhjes së Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian dëshmon se ku e ka “katandisur” Kosovën qeveria e saj aktuale.

“Kjo është simbolika e punës së kësaj qeveri në botë, ky është rezultati, mos me qenë as në rend të ditës”, theksoi Konjufca.

Por, deputetët e partive në pushtet e kanë mbrojtur qeverinë, duke sjrllë si argument vlerësimet e Parlamentit Evropian dhe të Komisionit Evropian se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret që i ishin përcaktuar për liberalizimin.

“Sa i përket liberalizimit të vizave ne e kemi përmbyllur këtë si shtet. Dhe nuk është mirë që të kritikojë opozita”, tha deputetja e PDK-së, Blerta Deliu- Kodra.

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi , tha se Kosova e ka kryer punën e saj dhe gjithë procesi tani është në dorën e BE-së.

“Bashkimi Evropian përmes komisionarit Hahn në Prishtinë dje deklaron se Kosova i ka përmbush kriteret, do të thotë e ka kryer punën e vet, dhe nuk e tha ndryshe, por tha që në BE ekzistojnë procedura të cilat duhet të vazhdojnë në mënyrë që të bëhet liberalizimi i vizave”, tha Isufi.

Edhe shefi i grupit parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, citoi deklaratën e Komisionerit për Zgjerim të BE-së, Johannes Hahn, i cili ka thënë se vonesa e liberalizimit të vizave për Kosovën është paspjë e procedurave të BE-së.

“Të gjithë që kemi pasur takime me të huaj, na është thënë se ju e meritoni liberalizimin e vizave, i keni plotësuar të gjitha kushtet”, tha Sherifi. (r.m.)

Comment

*