McAllister e Sholtes kanë një qëndrim për ndryshimin e kufijve

Bruksel, 11 tetor 2018 – Raportuesi për Serbinë në Parlamentin Europian, David McAllister e konsideron të rëndësishëm faktin që formulimi në raportin e tij për Serbinë në lidhje me korrigjimin e kufijve si zgjidhje të marrëdhënieve Serbi-Kosovë, është identik me atë të raportuesit për Kosovën, Igor Sholtes, raportojnë mediat e Beogradit, transmeton Koha.net.

“Ajo që kemi thënë njësoj është se i marrim në dijeni bisedimet, i marrim në dijeni debatet, por është e qartë se zgjidhja duhet të jetë rezultat i marrëveshjes së përbashkët ndërmjet dy palëve, që t’i kontribuojë stabilitetit rajonal dhe të jetë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”, citohet Meccallister nga RTS.

Por, sipas deputeti i Parlamentit Europian, Edëard Kukan, në Komitetin e Politikës së Jashtme të Parlamentit Europian, qëndrimet nuk janë unike se çfarë duhet të jetë marrëveshja midis Beogradit e Prishtinës, duke pasur parasysh ndjeshmërinë e e rëndësisë së kësaj çështjeje, transmeton Koha.net. (r.m.)

Comment

*