McAllister: Rusia po e destabilizon Serbinë

Bruksel, 20 mars 2017 – Kryetari i Komitetit për Politikë të Jashtme i Parlamentit Europian, David McAllister, ka deklaruar se Rusia po e rrit ndikimin në Serbi për ta penguar procesin e integrimeve europiane.

Ai ka deklaruar se Moska në përgjithësi po bën ndikim te vendet e Ballkanit.

“Rusia po bën politikë të destabilizimit të situatës në Serbi, në mënyrë që të mos lejojë hyrjen e vendeve të Ballkanit në përbërje të Bashkimit Europian”, ka thënë McAllister gazetës gjermane “Welt”.

“Rusia qëllimisht po e destabilizon Serbinë. Kjo po na shqetëson shumë“, ka thënë ai, transmeton Koha.net.

McAllister ka shtuar se Moska po përpiqet të ushtrojë ndikim të madh në media, te një numër i madh politikanësh e te shoqëria civile. Ai ka shtuar se Serbia e konsideron Rusinë si njërin nga mbështetësit më të mëdhenj të saj. (r.m.)

Comment

*