McMaster: Presidenti Trump është krenar me Kosovën

Uashington, 8 shkurt 2018 – Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është krenar me Kosovën.

Kështu ka thënë këshilltari i Presidentit për siguri kombëtare, Herbert McMaster.

Ai ka shtuar se SHBA-të do të vazhdojnë ta mbështesin Kosovën të jetë shtet stabil, prosperues dhe demokratik, raporton TV 21.

MCMaster i ka bërë këto komente në ceremoninë e shënimit të 10 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, në Uashington.

Në ceremoninë e organizuar nga Ambasada e Kosovës në Uashington, fjalë rasti kanë mbajtur Presidenti Hashim Thaçi dhe Kryeministri Ramush Haradinaj. (r.m.)

Comment

*