Me slloganin “Pusho shqip” Shqipëria dhe Kosova çelën sezonin turistik

Ceremonia u zhvillua në Lezhë në prani të të dy minstrave të Turizmit, Vesel Krasniqi dhe Blendi Klosi.

Knid Ndrenika

“Pusho Shqip” është sllogani i sezonit turistik të vitit 2020 në Shqipëri.

Për këtë qëllim u mbajt në Shëngjin takimi midis ministrave të Turizmit të Shqipërisë dhe Kosovës, Blendi Klosi dhe Vesel Krasniqi.

Takimi zynonte zyrtarizimin e sezonit turistik, masat e marra për mbarëvajtjen si dhe trajtimin e problematikave, shkëmbimin e mendimeve, përvojave për bashkëpunim më të mire.

“Ne jemi një komb. Të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës pushimet e tyre ti kryejnë në plazhet e Shqipërisë. Ndihemi sikur në shtëpinë tonë dhe jemi në shtëpinë tone.. Nuk kemi nevojë të hulumtojmë pushime në bregdete të tjera dhe mikëpritja që u bëhet kosovarëve nga vëllezërit tanë këtu në Shqipëri nuk mund ta gjeni askund”-tha Krasniqi.

Kurse, Klosi theksoi se “në të dyja anët e bjeshkëve jetojnë ata shqiptarë, të cilët Adriatikun dhe Jonin e kanë detin e tyre. Dhe, të gjithë së bashku të urojmë një sezon të mirë për shqiptarinë”.

Në takim u diskutua gjithashtu për sigurimin e kushteve të higjenës dhe pastërtisë për t’u mbrojtur nga pandemia e COVID-19.

Sipas zotit Klosi, “hapja e kufijve në datën 1 qershor vendi parë në rajon ne hapëm kufi me të parën I hapëm me Kosovën, ka sjellë  në Shqipëri, mbase shumë më pak se sa I njëjti qershor I vitit 2019, por ama nga 1 qershori deri më 31 qershor  në qershor kanë hyrë 184 mijë pasaporta të huaja ku numërin më të madh e kanë padyshim miqtë kosovarë që përsëri dëshmuan se duan dhe po bëjnë pushime shqip”.

Krasniqi shtoi mandej thirrjen publike që “pushimet t’i kalojnë këtu në bregdetin shqiptar” sikurse vëllezërve tanë këtu nga Shqipëria që pushimet dimërore sigurisht t’i kalojnë në shtetin e Kosovës”

Në 2013 në Shqipëri kanë hyrë 3 milionë shtetas të huaj, në 2019 shifra u dyfishua dhe u tejkalua dyfishimi me 6. 4 milion dhe 2020 sipas Klosit, do të ishte një vit i jashtëzakonshëm ku padyshim do të shkonim mbi 7 milionë vizitorë të huaj.

“Por nuk duhet të harrojmë që në këto shifra të rritura pasaporta kosovare shkon mbi 35 për qind dhe besnikëria e këtij pushuesi na ka bërë që ne të jemi kaq shumë të avancuar në këtë përpjekje të madhe të përbashkët për të ndërtuar për turizmin”-tha ai.

Comment

*