Mediat kroate vlerësuan premierën e satirës “Alameti” nga Shkolla e Aktrimit IFTP

Që të gjithë aktorët, prej minutës së parë e deri në fund, luajtën shumë bukur, ku edhe në fund morën fjalë të mira nga shumë të pranishëm. Prof.Dr.Isak Shema përgëzoi artistët, i cili për fat të mirë, kishte qëlluar prej disa ditësh në Zagreb. Edhe kardiologu, Arben Ameti, ndër të tjera shtoi: “Shfaqja ishte shumë e mirë, herë të jepte emocione gëzimi e herë përballej me realitete të idhëta. Shumë shpejt shkuan ato 50 minuta. I uroj suksese gjithë aktorëve. Ishte një mbrëmje shumë e këndshme artistike”.

Teksti: Dashnim Hebibi, Foto: Sejfedin Prekazi. Zagreb

Arti nuk njeh kufi, arti bashkon edhe popuj, arti shëron kohën e pakohë, e arti besa është edhe oksigjeni i emocionit e kështu me radhë…Nuk po nisem nga fjalët e mëdha që thuhen për artin, sepse na duhen shumë kohë, por po kthehem, nga kjo e premte dhe shtune e 29 dhe 30 shtatorit, ku mbusha sytë, veshët e besa edhe shpirtin me art, me një pjesë teatrale, që shkuan artistët nga Cyrihu drejt Zagrebit me të vetmin qëllim, të kalojnë çaste të mira me art. Para se të filloj shfaqja, dëgjoja fjalë nga disa të pranishëm, duke thënë; “ I lumtë Bashkësisë Shqiptare, që ka organizuar një eveniment të tillë, se vërtet na ka marrë malli të shohim një shfaqje teatrale”. Qendra e Zagrebit, këtë të premte, ishte me  një zë të fuqishëm, ishte zë krenarie e mbështjellur me art, e na kujtonte, shumë artistë tanë, edhe ate me zë, që kanë luajtur e luajnë nëpër skena të ndryshme të europës dhe botës. Për një moment, mendja më shkoi në Marcote në rrethinë të Tiçinos, tek i madhi, i pazëvendësueshmi, Aleksandër Moisiu,  ku pushon përjetësisht aty, në breg të liqenit me një bukuri përrallore, tek aktori me famë botërore, që dridhi skenat më të famshme të botës, që lindi në Triestë nga një nënë arbëreshe dhe një baba me prejardhje nga Durrësi. Jo rastësisht, edhe protagonisti i krijimit të satirës “Alameti”, aktori i njohur, i teatrit “Maralam”, të Cyrihut, aktori, regjisori, që po jeton dhe vepron në Zvicër, por që ka luajtur me role të ndryshme nëpër Zvicër dhe shtete të ndryshme të europës dhe botës, Z. Adem Kicaj, kishte dhe ka idol, këtë personalitet, që është e pamundur, të mos shkoj dy herë në vit në Marcote, të bashkëbisedoj shpirtërisht me te dhe duke i premtuar, se nuk do të ndalemi pavarësisht vështirësive. Jo rastësisht, u ndalëm edhe në afërsi të Triestës, për disa orë me radhë, jo ndoshta me dëshirën tonë, por ishte shkaku, që zemra e Adem Kicajt, gjithmonë është ushqyer me artin e madh, që ka mbijetuar e mbijeton deri në përjetësi, që të falënderoj perendinë, që jemi edhe nga gjaku me ikonën e skenës, apo simbolin e historisë së skenës, Aleksandër Moisi, që ka lindur në tokën e kësaj pjese. Vërtet rastësi, por, rastësi që të dridh zemrën kur e kujton dhe të jep emocione të panumërta. Në Cyrih, Bazel, Luzern, St.Gallen e qytete të tjera të Zvicrës, ku ka luajtur Aleksandër Mosiu, luajti dhe luan edhe Adem Kicaj. Përmenda këto fjalë, me të vetmin qëllim, jo se po krahasoj këta dy aktorë me njëri tjetrin, sepse secili kuptohet ka botën e vet, por u ktheva nga ana jo verbale e artistit, e regjisorit të pathyeshëm, personalitetit, që lehtë kuptohet shpirti i tij i sinqertë dhe shpërthyes, ai që jeton jetën e tij me stilin e veçantë, pa asnjë kompleks, por gjithnjë duke dashur, që të prezentohet, origjinal para të tjerëve, përmend dhe krenohet para miqëve të tij zviceran dhe të tjerëve, se vjenë nga gjuha dhe gjaku i Aleksandër Mosiut. Morcote, apo siç i themi ne, Markote, është zgjedhur qyteti më i bukur i Zvicrës, aty pushon përjetësisht, Moisiu i madh. Adem Kicaj, me të përmendur Moisiu, mbushet me elan, me plot forcë dhe nuk ka kush që e ndalon për punë dhe vetëm punë.  Z.Kicaj, në Triestë rrugës për në Zagreb na tha: “Zëri, mimika dhe gjestet e Moisiut shfaqin diçka unike, diçka e cila nuk ishte parë asnjëherë në skenën botërore të artit.” – Franc Kafka, shkrimtar i njohur botëror. Kujtoi këtë fjalë të Frnac Kafkës. Bota shqiptare, ka pasur e ka edhe artistë të mëdhenjë e besa edhe do të ketë, por përkrahja nuk është ndoshta sa duhet nga ata që do të duhej. Me të marrur ftesë nga z.Sejfedin Prekazi, kryetar i Bashkësisë Shqiptare të Zagrebit dhe prefekturës së saj, njëherit, veprimtar i njohur në Kroaci e më gjerë si dhe redakor i revistës “Informatori” që botohet në Zagreb, një personalitet, që është e pamundur ta takosh pa çantë krahëve, ku ka fotoaparatin e tij dhe ndoj libër, laps, nga Bashkësia apo edhe nga Unioni i Shqiptarëve, e besa edhe nga deputetja shqiptare në Parlamentin kroat, znj.Ermina Lekaj Prljaskaj, që ti dhuoroj ndoj bashkëkombasit tonë, që vjenë nga ndoj qytet tjerër i Kroacisë, diaspora apo edhe nga atdheu. Ai krenohet me sukseset e mërgatës sonë, ai nuk dinë të ndalet edhe atëherë, kur nuk është mirë me shëndet, thotë, se është mirë, këtë  e bënë, vetëm shpirtë bardhësia, zemër dielli, Sejfedin Prekazi. Ndoshta, edhe dikujt mundet t`i mos i pëlqejnë këto krahasime, por vërtet puna e tij dhe përkrahja e Bashkësisë, Unionit dhe shumë miqëve të tjerë, ka bërë, që ai të mos ndalet. Zaten, edhe kështu po bënë, nuk po ndalet, ku i merrë lakmi edhe një i ri, edhe pse ai, ka kaluar të 60-tat. Kur e lavdëron nuk i vjenë mirë, modest, rrinë me fotoaparat në dorë edhe pse ka një karrierë të bujshme, ai më thotë, ndër të tjera, se kur sheh të tjerët, se mbërrijnë suksese, kënaqem shpirtërisht. Ndoj here, z.Prekazi e sheh të mallëngjyer, ka të drejt plotësisht, sepse dëshira e tij është e madhe, që ti shoh të gjithë shqiptarët bashkë, e jo rastësisht, i ka dhënë dhe po jep hapësirë edhe pjesës tjetër të mërgimtarëve, jo vetëm të Kroacisë, por edhe Zvicrës e vendeve të tjera, me projekte të ndryshme, që të njjihemi më shumë nëmes veti, shkrimtarë, poetë, gazetarë, doktorë shkencash, artistë, mjekë, këngëtarë, sportistë e kështu me radhë, Ai dëshiron, që të bëhen ura bashkëpunimi, me mërgatën e Zvicrës, Gjermanisë dhe gjithë diasporën, deri në SHBA. Sepse siç e përmend shpesh z.Prekazi, ne shqiptarët, duhet të jemi të bashkuar gjithsesi nëmes veti, nuk guxojmë të thehemi për interesa të ndryshme. Kuptohet, se nuk ka njeri pa gabime, por të përkrahemi nëmes veti dhe të ndihmohemi sa të mundemi. Falënderova dhe falënderoj gjithmonë, që më ka hapur dyert e bashkëpunimit, me të arritur marrëveshjen me z.Kicaj, më bëri ftesë edhe mua, që të jem në Zagreb, së bashku me stafin e z.Adem Kicaj. Dëshironte të më sheh në këtë eveniment dhe të më motivoj edhe më shumë, që të mos e harrojmë mërgatën e Kroacisë, sepse ka kontribuar shumë për atdhe. Rruga ishte shumë e shkurtërt, nga Zvicra drejt Kroacisë, me aktorin e regjisorin, Adem Kicaj si dhe me Driton Tahirin, pjesë i stafit të Konsullatës së Kosovës në Cyrih. Fati më punoi, që të mos shkoj me autobus apo me veturën time drejt Zagrebit, që të jem mu në veturën e Konsullatës së Kosovës, që të përjetoj një gëzim të madh, me targa diplomatike, që e kanë ëndërruar shumë breza mërgimtarësh para meje, që të shohin Kosovën e pavarur dhe të kemi Ambasadorë e Konsuj nëpër botë. Lavdi dëshmorëve, të gjithë atyreve, burrave, grave, e gjithë shoqërisë sonë, që me shekuj nuk u dorëzuan para armiqëve të përbetuar, që shipja do të mbijetoj dhe do të mbijetoj. Faleminderime e falënderime, vinin gjatë tërë rrugës nga Adem Kicaj, për shtetin e Kosovës, për konsullin me qëndrim në Cyrih të Zvicrës, z. Islam Spahiu, që i mundësoi, për një vit me radhë, hapësirë që të përgaditet ekipi i tij për veprën, satirën “Alameti”, edhe ate ndihmë pa rezervë, Siç thonte, z.Kicaj, sikur të mos ishte ai burrë, nuk do të ishte realizuar kjo vepër. Kështu është, kur ka veprimtarë të besës, të vlerës, edhe punët shkojnë për mrekulli. Driton Tahiri nga Malisheva e Gjilanit, një veteranë i UÇK-së dhe UÇPMB-së, që nuk ju tremb Serbisë për asnjë sekond, ai ka disa vite, që është në stafin e Konsullatës në Cyrih, kur dëgjonte fjalët e z.Kicaj, dëshironte të thonte diçka, por modestia e tij, nuk e lejonte të fliste shumë, por vetëm dëgjonte dhe thonte, kur të mërziteni, ndalemi e freskohemi, nuk dua të ju shoh të lodhur. Unë jam në detyrë dhe gjithmonë do të jem në detyrë për të mirë për shtetin tim dhe kombin tim. E premtja, e 29 shtatorit, do të kujtohet jo pa emocione. Në anën tjetër, aktori, Ilmi Hajzeri nga Mitrovica, që jeton dhe vepron në Zvicër, me një karrierë mbi 20 vjeçare në teatër dhe film, ishte nisur me pjesën tjetër të aktorëve nga Zvicra pas dite në drejtim të Kroacisë dhe në telefon i tha z.Kicaj, sa kisha dashur, që ate shfaqje, ta paraqes, para publikut në Shqipëri, Luginë të Preshevës, Kosovë, Uqlin dhe në Iliridë.

Në këtë kohë, ndoshta është më se e lehtë, të gjesh temën edhe të krijosh për gjëra negative, se sa ato për të mirat, në këtë kohë tranzicioni që me tik takun e saj po lëviz andej e këndej, me këtë kohë, kur shundi e kiçi ndoshta vlerësohe në shumë raste dhe vlera mbetet jashtë apo shkurt me shumë sakrificë për të dalur nga ngulfatja e hijes së rëndë të jo vlerave. Por, vlerat nuk vdesin, ato rilindin, sa herë që koha e kërkon, pra mbeten vlera për jetë.

Kështu, premiera e satirës “Alameti”, një satirë, sarkazëm, metaforë me shumë sueralizëm, autori nëpërmjet këtyreve, i pasqyron planetet e parlamenteve historike të globeve. 

Sillet një parabollë, me alamet, me siklet me gazep me kijamet e hyqymet. Krejt këta emra janë personazh. Ku me numrin 1665 simbolizon të zhdukurit gjatë luftë në Kosovë të cilët ende nuk janë gjetur dhe është një dhimbje e madhe, jo vetëm për familjarë, por për gjithë shoqërinë tonë dhe më gjerë. Dëshmon edhe njëherë dhe  rikujton të gjithë ato viktima, që kanë rënë për këtë shtet, që sot e gëzojmë, Kosovën tonë të dashur. Shfaqja do të jetë me shumë emocione dhe është punuar me shumë përkushtim.

Koha afrohej e premierës

Aktorët me autorin e shfaqjes dhe z.Driton Tahiri, pasi kishin bërë një kokërr gjumë nga rruga e gjatë, përjetuan rrezet e ditës së 29 shtatorit, në mes të Zagrebit shumë afër Ambasadës së Kosovës, duke kujtuar edhe mikun e tyre, që kishte shkuar në Triestë nga Kranji i Sllovenisë në mes natë, për t`u mallëngjyer me mikun e tij të fëmijërisë z.Kicaj dhe përsëri sot, më 29 shtator, do të vije në shfaqje. Të papritueshëm, janë shpirtë bardhët!Aty në orën 10.00, pasi pitën kafen e mëngjesit, aktorët e teatrit IFTP me qendër në Zug, me drejtuesin e tyre e të shoqëruar nga organizatori e mikëpritësi, z.Sejfedin Prekazi, bënjë një pasqyrë plani për ditën e re. Si takim të parë, deshtën ta kenë në Ambasadën e Kosovës dhe ashtu u bë, falë, z.Sejfedin Prekazi. Vizita në ambasadë ishte paraparë për 20 minuta, por zgjati aty rreth 40 minuta. Ishte një mikëpritje e përzemërt, nga i ngarkuari me punë (a.i) në Ambasadën e Kosovës në Kroaci, Uliks Emra dhe stafi i tij. Atëherë, kur u kërkua leja nga z.Kicaj, që të ndahen nga takimi, z.Emra, u tha musafirëve, se jeni në shtëpinë tuaj dhe ju lutem, që të pijmë një kafe apo ujë. Ashtu edhe ndodhi. E gjatë bashkëbisedimit, nuk munguan edhe lotët e gëzimit, që Kosova jonë, ka tash më edhe amasadat e saj, nëpër europë dhe z.Kicaj, mundohej, që ti fshij lotët, por lotët ishin më të shpejt se sa lëvizja e tij me duart dhe u panë në faqe. Kështu është i sinqerti, kudo që ndodhet, nuk mundet të fsheh gëzimin. Takimi ishte miqësorë dhe aktorët u ndanë shumë të kënaqur nga kjo vizitë, sa që edhe z.Emra, i përcolli deri në dalje të ambasadës, duke i dëshiruar suksese dhe u premtoi, se sonte, pra më 29 shtator do të jetë në shfaqje, pasi që kishte marrë edhe ftesën nga z.Prekazi. Mbështetja nga Institucionet tona, i bënë artistët edhe më të pathyeshëm, kështu ndër të tjera, tha, z.Ilmi Hajzeri. Pas kësaj vizite, shiheshin edhe emocionet e artistëve, sepse koha e prezentimit të shfaqjes afrohej.

Është për të vlerësuar lart dhe për të falënderuar, organizatorin, i cili, me këtë shfaqje dhe programe e evenimente të tjera që janë organizuar në Zagreb, ka treguar dhe ka dhënë shembull, se si duhet bashkëpunuar ne si diasporë edhe me një pjesë tjetër të kësaj mërgate, duke e ditur,  se diaspora shqiptare është shumë e fuqishme. 

Organizatori tash më dihet edhe për lexuesit tanë, sepse një mori evenimentesh ka organizuar dhe nuk po ndalet, është një falënderim shumë i madh e me plot zemër, se Bashkësia Shqiptare e Qytetit të Zagrebit dhe Prefekturës së kësaj kryeqendre, me kryetar, veprimtarin e devotshëm, e të dëshmuar, z.Sejfedin Prekazi e me stafin e tij, me mbështetje edhe të Unionit të Shqiptarëve e drejtuar nga veprimtari, z.Esad Çollaku, si dhe me përkrahje të deputetes së Parlamentit të Kroacisë, znj. Ermin Lekaj Prljaskaj. Adem Kicaj, ka zgjedhur jo rastësisht Zagrebin dhe me shumë dashamirësi, ka pranuar ftesën nga z.Sejfedin Prekazi, që të prezentohet para publikut artëdashës në Zagreb.Produksioni International i filmit dhe teatrit me qendër në Zug të Zvicrës ( IFTP), ka dhënë shumë shfaqje, në Zvicër, Francë, Gjermani e shtete të tjera, por gjithashtu kanë luajtur edhe në disa filma që janë realizuar në Kosovë.

Premiera filloi në orën 19:00 në Teatrin e Kukllave, Zagrebaçko Kazaliste Lutaka, Zagreb, Trg Kralja Tomislava 19. Ku të pranishëm ishin edhe mediat kroate si televizioni HRT.

Tragjikomedia ka autorë dhe regjisor: Adem Kicaj, ndërsa luajnë: Alameti-Ilmi Hajzeri një aktorë me përvojë të madhe, Gazepi-Adem Kicaj, Hyqymetja-Dori Elezi nga Tirana, që jeton dhe vepron në Zvicër, Kiametja-Shpresa Kastrati nga Peja, Sikletja Saranda Buxhovi, muzika dhe efektet skenike Selami Musliu, dekori Driton Tahiri. Kjo shfaqje, ishte përafërsisht, 50 minuta. Autori, aktori dhe regjisori, Adem Kicaj, me aktorët e tij, në këtë teatër, përgaditej për së fundmi herë para shfaqjes dhe është për të falënderuar edhe stafin e teatrit të Zagrebit, që i rrinin afër çdo kërkese që kishte z.Kicaj, për ndriçim e zërim. Ishte një sallë e shkëlqyer. Sejfedin Prekazi, kryetar i Bashkësisë Shqiptare në Zagreb dhe Prefekturës së kësaj kryeqendre e hapi programin me fjalët e tij nga shpirti, ku e dëshmonin emocionet e tija, duke i dëshiruar të gjithëve mirëseardhje dhe falënderuar aktorët që kanë ardhur nga Zvicra. Z.Prekazi, falënderoj edhe stafin e tij, përfaqësues nga Ambasada e Kosovës, z.Esad Çollaku dhe që të gjithë të praishmit.

Në këtë shfaqje, ishin të pranishëm shumë personalitete si: I ngarkuari me punë (a.i) në Ambasadën e Kosovës në Kroaci, Uliks Emra dhe diplomatët Amir Haziri dhe Ifete Çeku, Esad Çollaku, kryetar i Unionit të Shqiptarëve në Republikën e Kroacisë, Bujar Maxhuni, diplomat i karrierës, përfaqësues i Kosovës në Qendrën për Bashkëpunim për Sigurinë “RACVIAC”, me seli në Zagreb, Zonja Dorotea Kerni udhëheqëse e Bibliotekës Shqiptare në Zagreb, Shuip Ziberi, kryetar i Këshillit të Pakicës Shqiptare të qytetit të Zagrebit, Kryetarja dhe përfaqësues të tjerë nga Shoqata e Grave Shqiptare të Zagrebit “Drita”, Dr. Arben Ameti, kardiolog, profesorë, intelektualë, e shumë e shumë veprimtarë të tjerë.

Është për të falënderuar edhe për shumë here këshillin organizativ, që kanë ftuar edhe mediat kroate, si Televizionin publikë i Kroacisë dhe agjencia e lajme e pakicave në Kroaci. Muzika dhe efektet skenike ishin nga Selami Musliu, dekori Driton Tahiri.

Shfaqja filloi në orën 19.10 minuta. Luajtën këta aktorë me këto role:

Saranda Buxhovi me rolin e saj Sikletja,

Shpresa Kastrati me rolin e saj Kiametja

Doruntina Elezi, Dori, Hyqymetja

Alameti, për me bë amanet, e gazep, aktori i mirënjohur, z.Ilmi Hajzeri, Driton Tahiri, qëndronte prapa skenës, aty ballë për ballë me artistët, që dilnin në skenë dhe mjeshtërisht, jepte zërin e melodisë përmes kompjuterit, atëherë kur duhej për aktorët. Z.Adem Kicaj, aktorë, regjisorë, themelues i Shkollës së aktrimit IFTP.

Veprimtaria e Adem Kicajt është e gjerë dhe shumë e pasur edhe në «Forum Theater», me regjisorin e njohur për 12 vjet, Ivan Siegenthaler, dhe shumë emra tjerë të njohur. Ai ka marrë pjesë në festivalin «Secondo» të Federatës zvicerane me pjesën artistike «Çelësi për gjuhën», me ç’rast e ka fituar çmimin e publikut në vitin 1998, dhe në shumë shfaqje të tjera. Menjëherë punësohet në teatrin «Maralam Theater» dhe «Forum Zentrum Theater» në Cyrih të Zvicrës. Pjesët e tij në teatrin e parë janë module artistike të karaktereve të ndryshme, si role sociale, figura raciste, figura shekspiriane, figura elitare, dhe shumë e shumë role të figurave historike, si Che Gevara, Napoleoni, Hitleri dhe role oficerësh, pastaj role të dyta më shumë se 15 filma, që kanë pasur shumë sukses nëpër festivale me karakter botëror, si në Berlinale, Lokarno, Kane, Venedik e festivale të tjera. Kurse si regjisor dhe producent e udhëhoqi produksionin IFTP (Produksioni Internacional për Film dhe Teatër), me seli në kantonin e Zugut/Zvicër. Ai bashkëpunon me njerëzit eminentë të filmit dhe të teatrit në Cyrih të Zvicrës, si Peter Brasher, dramaturg dhe drejtor i teatrit «Maralam»; Maik Myller Roland Wisnajker. Gjithashtu bashkëpunon edhe me aktorin me famë botërore Filip Reinhard, i cili tani jeton në Berlin, pastaj me Wolfgang Shoible, regjisor dhe autor drame. Ademi ka bashkëpunim edhe me Gjorgj Getejanc nga Rumania, një montazher shumë i njohur filmi, me të cilin ka punuar në filmin shqip, «Amaneti». Zoti Kicaj nuk di të ndalet, pavarësisht pengesa të mundshme të kësaj kohe të pakohë në të cilën jemi duke jetuar. Ilmi Hajzeri nga Mitrovica, aktorë me një përvojë mbi 20 vjeçare në botën e teatrit dhe filmit. Ka luajtur në shumë pjesë, kryesisht rolet kryesore, por negative. Siç dihet, aktorët e mëdhenjë luajnë edhe rolet negative. Ka luajtur me aktorë të njohur, si Çun Lajçi, Halil Budakova, Adem Kicaj dhe në produksione të ndryshme të Zvicres në gjuhën gjermane. Zonjusha, Dorentina Elezi nga Tirana. Aktore e teatrit dhe filmit, konkretisht Dorin e kanë kapluar role kryesore, si në filmin Amaneti, Furriku i Dreqit. Është një aktore e njohur për gjithë diasporën tonë e më gjerë. Zonjusha, Shpresa Kastrati, nga Peja, gjithashtu studente e IFTP,  por po shkon sigurt në profesionalizëm si në film ashtu edhe në teatër. E kanë mirpritur edhe në rolet kryesore. Ka luajtur në filma të ndryshëm, si Podrumi e ne teatër, Furriku i Dreqit, etj.

Saranda Buxhovi, nga Gjakova, debutante, vjenë nga Gjermania, Shtutgarti. Është nga familja e profesorit të njohur Jusuf Buxhovi. Aktore në teatritn IFTP.

Shfaqja zgjati 50 minuta

Që të gjithë aktorët, prej minutës së parë e deri në fund, luajtën shumë bukur, ku edhe në fund morën fjalët më të mira të mundshme nga shumë të pranishëm. Gjatë tërë shfaqjes, nuk dëgjohej as një zë, kishin ardhur edhe mërgimtarë nga Sllovenia, si z.Selim Kryeziu me vajzën e tij, një dashamirës i madh i artit. Kishte bërë një rrugë të gjatë, vetëm e vetëm, që të shoh këtë shfaqje premierë. Edhe pse shfaqja ishte premierë, të gjithë aktorët, kuptuan shumë mirë njëri tjetrin, duke treguar dhe dëshmuar, se është punuar shumë, që kjo vepër artistike të del mirë. Organizatori, z.Sejfedin Prekazi, ndau edhe nga një buqetë lulesh për aktoret dhe falënderoi për pjesmarrje, duke shpresuar, se edhe në të ardhmen, do të shohim vepra të mira artistike.

E në anën tjerër, me të përfunduar fjalën z.Prekazi, z.Kicaj, drejtuesi i shkollës së aktrimit IFTP, autori i kësaj shfaqjeje, aktori dhe regjisori, Adem Kicaj, i ndau mirënjohje para të pranishmëve, z.Sejfedin Prekazi, për bashkëpunim të Bashkësisë Shqiptare me këtë shkollë aktrimi dhe për punën madhore që po bënë kjo Bashkësi me bashkëpunëtorë në kulurë në përgjithësi. 

Ai ndër të tjera tha: “Se është për të përshëndetur edhe ate shumë, z.Prekazi, që pa asnjë pertesë e organizoi këtë shfaqje dhe ne jemi shumë të kënaqur me mikëpritje dhe me të gjitha”. Z.Kicaj, falënderoi që të gjithë të pranishmit e lartë përmendur, televizioni kroat e mediat tjera, si dhe Konsullin e Kosovës në Cyrih, z.Islam Spahiu, për përkrahje të përzemërt, pastaj z.Driton Tahiri bashkëpuntorë i Konsullatës në Cyrih, gjithë aktorët e shfaqjes, Profesorin e nderum, Isak Shema, TV Syri Blue në Zvicër, me editor z.Musli Sahiti për bashkëpunim dhe përkrahje natyrisht, pastaj, mediat si Bota sot, etj, dhe Ambasadorin e Paqes, Mr.sc.Dashnim Hebibi, për përkrahje të vazhdueshme, hiq më pak se mbi 17 vjet me radhë. Gjithashtu, z.Kicaj, përmendi faktin, se nuk është edhe e lehtë të punohet, sepse artistët nuk janë në pozitën e mirë të respektit nga ata që duhet, por, ata  nuk dorëzohen dhe ne do të vazhdojmë me projekte të tjera dhe këtë shfaqje, do ta shfaqim edhe nëpër vende të ndryshme në europë, pa harruar edhe atdheun tonë. Pas shfaqjes, u shtrua edhe një darkë nga organizatorët dhe patën mundësi, të bashkëbisedojnë me veprimtarë që jetojnë në Zagreb për punën e IFTP që po bëhet dhe që është bërë dhe mundësitë tjera, që të bashkëpunohet me artistë që veprojnë në Zagreb e gjithë Kroacinë. Z.Kicaj, na tha, se jo rastësisht ka zgjedhur Zagrebin për premierë, duke e ditur dhe falënderuar shtetin kroat dhe popullin mikë kroat për mbështetje të vazhdueshme të popullit tonë dhe bashkëpunimit të shëndosh me shtetin tonë Kosovën. Por, nuk duhet harruar, se për këtë shtet, ka kontribuar edhe kombi ynë, ku në këtë darkë kemi edhe z.Esad Çollaku me shumë shokë të tjerë shqiptarë, i cili luftoi për çlirimin dhe pavarësinë e Kroacisë mike. Nuk munguan edhe cakërrimet e gotës së gëzimit, urimit, që të punojmë së bashku në drejtime të ndryshme në të mirë të shoqërisë sonë dhe ruajtjes së miqësisë së përhershme me miqtë kroat dhe me gjithë miqtë e tjerë në gjithë europën dhe botën, me në krye SHBA-të. Të nesërmen, me datë 30 shtator, u panë edhe vlerësime nga miqë kroat dhe mediat kroate, që i kanë dhënë jehonë pozitive shfaqjes, gjithashtu ky delagacion artistësh dhe veprimtarësh nga Zvicra, patën edhe disa takime të tjera nëpër Zagreb, si në selinë e Unionit të Shqiptarëve, Bashkësisë Shqiptare e kështu me radhë, por për më gjerësisht në një shkrim tjetër.

Comment

*