Mediet ndërkombëtare i japin jehonë protestave të studentëve

Tiranë, 6 dhjetor 2018 – Mediat ndërkombëtare i dhanë jehonë protestës së studentëve shqiptarë, të cilët kërkuan anulimin e tarifave për provimet e mbartura, përgjysmimin e tarifës së studimit dhe përmirësimin e kushteve të studimit.

Gazeta “New York Times” raporton për tërheqjen e qeverisë shqiptare nga vendimi për tarifën e provimeve të prapambetura, por thekson se qeveria nuk i ka plotësuar kërkesat tjera të parashtruara nga studentët.

Gazeta “The Washington Post” raporton se studentët shqiptarë do të vazhdojnë protestat derisa të plotësohen të gjitha kërkesat e tyre.

“Shqipëria tronditet nga zemërimi i studentëve për tarifat e shkollimit”. Kështu e titullon lajmin për protestat e studentëve në Tiranë agjencia “BalkanInsight”. Kjo agjenci raporton se studentët e bllokuan hyrjen e Ministrisë së Arsimit, në ditën e tretë të protestës kundër rritjes të tarifave të shkollimit dhe vështirësive ekonomike.

Mediat e huaja e kanë transmetuar lajmin e agjencisë “Associated Press” për protestën e studentëve.

(Ora News.tv)

Comment

*