MEDITIM NË NDËRRIMIN E VITEVE

Fuat Memelli

Fuat Memelli

 

 
Lamtumirë vit i vjetër na tha
Tek ikte me bastun mbështetur
Viti i Ri po nis të hedhë shtat
Në djep, duke u përkundur.

 

 
Në flokë na shtoi ca thinja
Viti që pas sapo lamë
Në ballë na mbolli ca rrudha
E prapë, si miq ne u ndamë.

 

 
Do ta kujtojmë vitin e vjetër
Për gëzimet e brengat që la
Për dëshirat që kishim aq shumë
E të gjitha dot s’na i dha.

 

 
Me trishtim do kujtohet ky vit
Për një shok a mik që na iku
Boshllëqe na lanë në shpirt
Ato drita qiriri që fiku.

 

 
Si ky vit, të tjerë do përcjellim
Derisa frymë të marim mbi dhe’
Veç fara dashurie të mbjellim
Të mbijnë në zemrat e njerëzve.

 

 

Comment

*