“Megjithëse, nuk jam në Kosovë – Jam me Ramushin”

me-ramushinNga Beqir Sina

Një ish punojes I zbatimit te ligjit – anëtar i Shoqatës së Policëve Shqiptaro Amerikan, ka postuar në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, një fotografi në kohën e lirë – jo në detyrë, veshur me një bluze të bardhë ku mban para trupit nji karton të stamposur me gërma të mëdha me thirrjen : “Megjithëse, nuk jam në Kosovë – jam me Ramushin”

Ky nuk është rasti i parë nga policët shqiptar në rradhët e NYPD, që demostrojnë me simbolet tona kombëtare. Në korrik të vitit të kaluar ishin tre policë shqiptarë nga uniformat blu që pozuan duke bërë simbolin e shqiptarëve, dy pëllëmbat në form Shqiponje në mes të New Yorkut.

Ata ishin gjatë detyrës veshur me uniformë të Policisë së New Yorkut, kur janë fotografuar dhe të njëjtën fotografi e kanë postuar në rrejetin social Facebook.

Megjithëse, nuk dihej përkatësia e dy të tjerëve por polici i mesit në atë fotografi është e sigurt se është e një shqiptari nga Kosova. Ai është A.K, i lindur dhe i rritur në Prishtinë, por që tash jeton në Amerikë.

28 vjeçari së bashku me familje ka emigruar në Amerikë, pak para luftës në Kosovë ndërsa që nga 1 korriku është bërë polic i New Yorkut.
tre-pol

Comment

*