Memorial Day – dita e përkujtimit dhe respektit për të gjithë të rënët

Sadik Elshani

E hena e fundit e majit te çdo viti, ne Amerike eshte e njohur si Memorial Day, ose Decoration Day (Dita e Perkujtimit, Dita e Dekorimit), eshte feste federale, dite kur populli amerikan nderon dhe shpreh falanderimet per te gjithe ata qe kane rene, kane flijuar jeten gjate sherbimit ne forcat e armatosura te Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Kjo feste nga viti 1868 e gjer ne vitin 1970 eshe festuar me 30 maj. Gjithashtu, shenon edhe fillimin jozyrtar te sezonit te pushimeve verore. Ne kete dite shume njerez i vizitojne varrezat dhe memorialet e ndryshme, posaçerisht per te nderuar ata qe kane vdekur gjate sherbimit ushtarak. Vullnetare te shumte e vendosin nga nje flamur amerikan ne secilin varr ne varrezat kombetare. Organizohen parade, takime me veteranet, koncerte e shume veprimtari te tjera perkujtimore, kulturore e artistike. Ne parkun e godines se Kongresit Amerikan organizohet nje koncert madheshtor me pjese muzikore me motive atdhetare (patriotike), nderohen ata qe kane sherbyer dhe jane duke sherbyer ne forcat e armatosura amerikane. Ndersa Presidenti i ShBA-ve ne menyre solemne e ne prani te nje numri te madh te qytetareve, familjareve te deshmoreve e vendos nje kurore ne Varrin e te Panjohurve ne Varrezat Kombetare te Arlingtonit (rrethi i Washingtonit).
Praktika e zbukurimit te varrezave me lule eshte nje tradite e vjeter. Varrezat e ushtareve ne Amerike jane zbukuruar (stolisur) para dhe gjate Luftes Qytetare (Civil War). Me 3 qershor te vitit 1861, Warrenton, Virginia ka qene vendi i te parit ushtar te Luftes Qytetare qe eshte zbukuruar per here te pare. Me 1868, Gjenerali John R. Logan I Armates Madheshtore te Republikes (Grand Army of the Republic), nje organizate e Veteraneve te Unionit e krijuar ne Decatur te shtetit Illinois, e ka themeluar Diten e Zbukurimit si nje çast per kombin qe te zbukuroje me lule varrezat e ushtareve te vdekur te Unionit. Ne shekullin e 20-te, traditat e ndryshme perkujtimore te Unionit dhe Konfederates, te festuara ne dite te ndryshme, jane bshkuar dhe keshtu Dita e Perkujtimit (Memorial Day) eshte shtrire (zgjeruar) per te nderuar te gjithe amerikanet qe kane vdekur gjate sherbimit ushtarak. (Per ata lexues qe nuk jane shume te njohur me historine amerikane, duhet sqaruar se ushtaret e Unionit jane ata te Veriut te Amerikes, kryesisht te ushtrise se rregullt amerikane, qe kane luftuar per ta mbrojtur teresine e ShBA-ve si nje shtet te vetem, ndersa ata te Konfederates jane ushtare te 11 shteteve te Jugut te Amerikes qe kane luftuar per t’u shkeputur prej ShBA-ve).
Praktiken e shenimit te Dites se Perkujtimit ne jug te Amerikes, shume historiane meritat ia japin zonjave te Columbusit. Me 25 prill te vitit 1866 grate e qytetit Columbus, shteti Mississipi, kane vendosur lule ne varret, si te te vdekurve te Unionit, ashtu edhe te atyre te Konfederates ne varrezat e qytetit. Ne Veriun e Amerikes, Dita e Perkujtimit per here te pare eshte shenuar me 30 maj te vitit 1868. Nje autor ka shkruar se kjo dite eshte zgjedhur, sepse nuk eshte pervjetori i asnje beteje te caktuar, por sipas nje fjalimi (ligjerate) te Shtepise se Bardhe ne vitin 2010, kjo date eshte zgjedhur si nje date me e pershtatshme (optimale) kur lulet jane ne lulezimin e plote ne Veri te Amerikes.
Ne kete dite te shenuar, me kete shkrim te shkurter nderojme dhe perkulemi me respekt per te gjithe ata qe kane rene gjate sherbimit ne forcat e armatosura te Amerikes, perfshire ketu edhe mjaft shqiptaro – amerikane. Me dashuri e respekt te pambarim nderojme te gjithe ata ushtare amerikane dhe te aleateve te saj qe kane humbur jeten per çlirimin e Kosoves dhe mbrojtjen e lirise se saj. Sakrifica e tyre sublime e ka bere te mundur qe ne dhe shume vende te tjera te botes ta gezojme lirine, lumturine dhe mireqenjen tone.
Lavdi e perjetshme!

Philadelphia, 28 maj 2018
Sadik Elshani eshte doktor i shkencave te kimise dhe veprimtar i bashkesise shqiptaro – amerikane.

Comment

*