Memoriali “Heroinat” – fitues i çmimit Golden A në Itali

Prishtinë, 15 prill 2014 – Ilir Blakçori, me veprën “Heroinat”, është fitues i çmimit Golden A të konkursit për arkitekturë, ndërtim, dhe dizajnim strukture, i cili është zhvilluar në Milano të Italisë.

Në këtë konkurs kanë marrë pjesë mijëra punime dhe vendimi është marrë nga një juri ndërkombëtare.

“Ilir Blakçori, dizajnues i memorialit ‘Heroinat’ demonstron kontributin dhe dhimbjen e grave të Kosovës gjatë luftës, e cila nuk ishte vlerësuar. Memoriali, si i tillë, nderon çdo heroinë te panjohur, individualisht. Medaljet i dedikohen simbolikisht sakrificës dhe kontributit të secilës grua për vendin e tyre”, thuhet në arsyetimin e jurisë profesionale.

Ky çmim ndërkombëtar, siç bën të ditur deputetja e LDK-së në Kuvendin e Kosovës, Alma Lama, e konfirmon edhe një herë cilësinë artistike dhe zbërthimin simbolik të kësaj vepre që vlerëson kontributimn e  grave kosovare gjatë luftës.

Memoriali “Heroinat” që i kushtohet kontributit të grave shqiptare gjatë luftës së fundit në Kosovë ka fituar edhe në konkursin e shpallur nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Aktualisht, autori është duke u realizuar këtë monument. (r.m.)

Comment

*