Mentor Gjurgjiali, një ikonë e muzikës rock nga vitet 80′

Intervista e parë mbas 37 vjetëve, me Mentor Gjurgjialin, këngëtar dhe autor këngësh i njohur, themeluesi i Grupit 403

 

Intervistoi : Beqir SINA – New York

Me një karrierë të gjatë dhe brilante në muzikë, lideri i muzikës rock në vitet (80’) bukura të muzikës, Rock në Kosovë, nuk di të ndalet asnjë moment.

Ky është Mentor Gjurgjiali, këngëtar dhe autor këngësh i njohur, themeluesi i Grupit 403 dhe autor i shumë këngëve, i cili së fundmi është duke dalë si thotë ai me Albumin e ri, që titullohet 403 Rock Rhapsody.

“Përmban 7 këngë të reja. Një këngë titullohet “Oj Kosovë moj Shqipëri”. Në ketë këngë i kendoj popullit i cili gjithmonë zhgënjehet nga politikanët e koruptuar që ndajnë popullin shqiptarë në aspektin gjeografik dhe politik” tha Mentori.

Ai po ashtu në këtë intervistë tregon me “zemër” të hapur, për lidhjen e tij të fortë me muzikën, një pasion që nuk do të ndalet as edhe një here, sepse ky ka qenë edhe qëllimin e formimit të bandit të famshëm kosovar.

“Grupi 403 nuk ishte vetëm një rock grup. Ai ishte një mision i mendimit, artit, emocionit dhe intelektualitetit te shprehjes muzikore në Kosovë, dhe gjetiu ku kishte Shqiptarë”

 

Cila është “piktura” Mentor Gjurgjiali, këngëtar dhe autor këngësh i njohur, themeluesi i Grupit 403 dhe autore i shumë këngëve ?

Mentor Gjurgjiali : Së pari më duhët të theksojë se kjo ështe intervista e parë që e jap në një media te shkruar qe nga viti 1987 dhe kam një kënaqësi të veçantë të ju drejtohem lexuesve dhe publikut tuaj.

Unë Mentor Gjurgjiali jam themeluesi, udhëheqësi dhe autori i muzikës dhe texteve të hiteve më te mëdha te Grupit 403 si dhe autor i shumë këngeve të artistëve të tjerë Kosovarë. Që nga viti 2001 punoj si Inxhinjer i akustikës dhe dizajner i sistemeve Audio Visuale në SHBA. Jam autorë i dizajneve të shumta audio visuale si stadiumet sportive, qendrave të konferencave dhe sallave të koncerteve në SHBA dhe botën e mbarë. Muzicjent me experiencë në skenat e muzikës në Kosovë, Gjermani dhe ketu në SHBA.

 

Cila është “Memo”, e juaj në këtë intervistë për lexuesin…pra çdo njerit që ende jeton më kënaqësinë e këngëve të Grupit 403!

Mentor Gjurgjiali: Jam shumë mirnjohës për mundësinë që t’iu flas lexuesve. Jam shumë i ngazëllyar që publiku dhe adhuruesit e Grupit 403 janë ende plot energji dhe përcjellin cdo ndodhi që ka të bëj me Grupin 403. Kudo që isha në skenë në botë më ndihmoi mbështetja dhe admirimi i madh që kisha nga publiku ynë besnik. Grupi 403 nuk ishte vetëm një rock grup. Ai ishte një mision i mendimit, artit, emocionit dhe intelektualitetit te shprehjes muzikore në Kosovë dhe gjetiu ku kishte Shqiptarë.

 

Cili është Albumi muzikor më i ri, i Mentor Gjurgjiali, themeluesi i Grupit 403 dhe autor i shumë këngëve, a është ky album, i përmbledhur, i dizenjuar mjaft mirë edhe vizualisht, mes këngës dhe kohës, (1980-2020) ?

Mentor Gjurgjiali : Albumi i ri titullohet 403 Rock Rhapsody. Përmban 7 këngë të reja. Një këngë titullohet “Oj Kosovë moj Shqipëri”. Në ketë këngë i kendoj popullit i cili gjithmonë zhgënjehet nga politikanët e koruptuar që ndajnë popullin shqiptarë në aspektin gjeografik dhe politik.

Një këngë në albumi është në gjuhën anglishte dhe një në gjuhën frengjishte. Këngët e reja janë në frymën e këngëve të para të Grupi 403, ashtu si ishin “Indeksi”, “A do të kthehet”, “Boemi”, “Paraja” etj, që i shkrova ne vitet e 80-ta. Adhuruesit e Grupit 403 do e njohin atë rock tingullin karakteristik te Grupit 403. Të gjitha këngët mund të ndëgjohen në YouTube në kanalin MediaGroup 403.

 

Pas publikimit të këtij albumi, ku do të “lundëojë” Mentor Gjurgjiali, dhe Grupi 403, për të qenë pjesë e asaj fryme të inspirimit dhe famës që ka pasur ?

Mentor Gjurgjiali : Në mundësinë e parë do të organizojmë koncertet në Kosovë dhe Shqipëri. Presim se kjo do të jetë e mundur dikur në pranverën e ardhshme. Skena muzikore dhe publiku ynë është vendi ku dua ti prezentojë kënget e reja dhe të komunikoj porosinë që vie nga kënget e Grupit 403. Në nderkohë po pres që romani im i parë te jetë i publikuar gjithashtu dhe do te bëj ca mbrëmje promovuese në mbarë Shqiptarinë.

 

Mentor cili ka qenë “Mentori”juaj ?

Mentor Gjurgjiali : Mentori im i jetës ishte babai im Behajdin Gjurgjiali. Ai ishte gazetarë i shkelqyeshëm, njeri shumë i drejtë dhe intelektual i spikatur. Ai më udhëzoi të besoj në vetvehte dhe muzikën time. Nuk ishte vetëm prind por edhe shok i vërtetë. Në muzikë dua ta përmendi kolegun dhe shokun tim, veteranin e rok muzikës shqiptare Agim Berisha bas kitaristin nga Prishtina për të cilin kam shumë respekt.

 

A ka qenë e “vështirë” për ju, që përkundrejt faktit u larguat heret nga Kosova, dhe vazhdoni të jetoni e krijoni në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ? duke marrë parasyshë edhe jetën e dinamikën e këtueshme

Mentor Gjurgjiali : Kur erdha në SHBA pas një kohe të shkurtër fillova punën ne Audio Visual bisnes. Tash punoj si dizajnjer senior i sistemeve Audio Visual në kompaninë më te madhe ne botë per këtë lëmi. Jeta në SHBA është shumë dinamike dhe këtu punohet shumë, por dashuria ndaj muzikës dhe krijimtarisë artistike më bën të gjejë kohë dhe jam shumë i lumtur kur kam mundësi të shkruaj muzikë. Une bëj muzike me ca artist amerikan të shquar të pop skenës muzikore ne Chicago, dhe disa prej tyre do te vijnë me mua si anëtarë të grupit apo mysafirë special për koncertet e Grupit 403 në Kosovë dhe Shqipëri. Ështe e mahnitshme se sa muzicjent të mirë ka ketu dhe sa shumë çmohet arti i vërtetë.

 

Si kaluan në menndjen e zemrën tuaj – 40 vjet të Grupit 403 në gjithë atë qenien tuaj prej këngëtari dhe autor tekstesh ? Momentet kur jeni ndier para vështërsive dhe ndonjë kritike, por edhe asaj lavdisë së këtij grupi të famshëm “Grupit 403 në me”

Mentor Gjurgjiali : 40 vjet kaluan shumë shpejt. Sikur ishte dje kur e formuam grupin dhe filluam te muzikojmë ne skenën muzikore te Prishtinës. Grupi 403 erdhi si freski në skenën pothuajse klishe te rokut Kosovarë. Muzika jonë kishte tingullin e ri dhe tekstet tona kishin porosi. Nuk ishin tekste monotone por ishin tekste intelektuale me ndjenjë dhe vizion.
Teksti i këngës “Indeksi” u kritikua nga një gazetë javore por kjo nuk e ndali që “Indeksi” te jetë hiti ma i madh ne historinë e Radio Televizionit të Prishtinës dhe ishte në vend të parë në top listë më shumë se 1 vjet. Atëhere votimi për top listë bëhej nëpermjet të postës se zakonshme me kartolina dhe letra.

 

Si e shikoni në këndëvështrimin tuaj, të njëjtin fat të artistëve, muzikantëve dhe këngëtarve, nga Shqipëria, Kosova, e trojet Shqiptare, me gjithë jetën e dinamikën – e këtueshme, që frymojnë shqip, dhe promovojnë vlerat shqiptare?

Mentor Gjurgjiali : Tash kohërat ndryshuan shumë. Disa gjëra janë me të lehta per artistët e rinjë. Teknologjija është në dispozicion pothuajse për te gjithë. Ne nuk kishim këtë komoditet atëhere. Tash në kohën e internetit një këngëtarë apo instrumentalist ka mundësi tia shfaqë muziken dhe artin e vet gjithë botës me një “mouse click” Në anën tjetër vlera e artit muzikorë ka ra pak poshtë. Jam i bindur që pa marë parasyshë se si janë “vlerat” e kategorizuara ne botën e komercionalizuar, muzika dhe arti i vërtetë do të fitoj. Kjo do të jetë rasti edhe me muzikën shqipe në përgjithsi.

 

Sa bashkëpunues, dhe “kooperativ” janë artistët , këngëtarët dhe muzikantët shqiptar, mes njëri tjetrit në Amerikë?

Mentor Gjurgjiali : Unë provojë të bashkpunoj me kolegët e mijë nga Kosova dhe Shqipëria aq sa mundem. Nuk e di se sa të tjerët bashkpunojnë mes veti, por shpresojë se janë kolegial aq sa munden dhe kan kohë. Së shpejti del single i albumit te ri ku kam mysafirë special Raif Hysenin fis-harmonikistin e shquar. Kjo këngë është ne gjuhën franqeze dhe Raifi tregon virtuozitetin e tijë te plotë muzikorë ne fis-harmonikë . Mundësi të tilla ka edhe në te ardhmen dhe kam edhe disa plane të angazhojë disa artist të tjerë nue muziken time.

 

Nëse keni një mesazh, dhe këtë dëshironi ta përcjellni me anë të kësaj interviste cila është ajo ?

Mentor Gjurgjiali : Mesazhi im është për te gjithë bashkëkombëtarët e mijë, të mos harrojnë vuajtjet e kombit që kishim nga sistemi komunist në Shqipëri dhe okupimi shekullorë i Kosovës. Porosia jonë politikanëve duhet të jetë që nuk drejtë askush të bëj pazarë as me Kosovën as me Shqipërinë. Duhet ta mesojmë historinë dhe mos ti përsërisim gabimet nga e kaluara. Ata të cilët na perfaqësojnë ne botë duhet të kenë dinjitet, dijeni dhe kulturë botërore. Ne jemi një komb punëtorë dhe vlerat e demokracisë perëndimore janë ardhmëria e shqiptarëve. Mos të harrojmë kurr që jemi Shqipëtarë!

Comment

*