Mërgata nga Lugina e Preshevës në Rijekë hap konkurs për skulpturën e Shenjtores “Nënë Tereza”

Konkursi është i vlefshëm nga data 20.3.2018 deri më datë 8.4.2018. Hapja e ofertave bëhet me datë: 10.04.2018, në ora 17:00. Përfundimi i detyrueshëm i instalimit dhe ngritjes së monumentit: 31.7.2018.

Lajmërojmë të gjithë krijuesit, në atdhe dhe jashtë tij, se është shpallur konkursi ndërkombëtar për punimin e skulpturës së shtatores të së Shenjtës Nënë Tereza, e cila do të vendoset në Rijekë.

Kërkues, investitor, promotor, zbatues dhe organizator i konkursit janë: Bashkësia e Shqiptarëve në PBM me këtë adresë: Pavlinski trg 5, Rijeka, adresa e emailit: [email protected], në bashkëpunim me Këshillin e Pakicës Shqiptare te PBM-së, Këshillin e Pakicës shqiptare të qytetit  të Rijekës me këtë adresë: Pavlinski trg 5, Rijeka, , Këshillin e Pakicës shqiptare të qytetit  të Crikvenices dhe Arqipeshkevin e Rijekës – Kroaci. Lloji dhe përshkrimi i konkursit: konkursi ndërkombëtar, publik, i hapur, anonim, i artit për të bërë zgjidhjen artistike të skulptures së Shenjtëreshës Nënë Tereza. Vendi i shfaqjes: Trsat shenjtërorja, adresa: Frankopanski trg, 51 000 Rijeka. Konkursi është i vlefshëm nga data: 20.3.2018 dhe është i vlefshëm deri më datë: 10.4.2018. Hapja e ofertave bëhet me datë: 10.04.2018, në ora 17:00. E drejta për të marrë pjesë: Të gjithë personat fizikë dhe juridikë (individ ose grup autorësh), të cilët i plotësojnë të paktën një nga këto tre kushte: – artistët që kanë zbatuar së paku tre (3) skulptura në hapësirat publike; – artistë me Akademinë e Arteve të Bukura; – artistë me artin referent ndërkombëtar në galeritë e njohura të artit. Përfundimi i detyrueshëm i instalimit dhe ngritjes së monumentit: 31.7.2018. Konkurs dhe rezultatet: Ftesa për tender do të publikohen në faqen e internetit të dhënësit e konkursit, në faqen e internetit e kishës Françeskane në Rijekë, Novi List, në “Bota Sot”, si dhe në FB “Bashkësia bashkësia; i Vijeću albanske manjine PGŽ-a, i Vijeću albanske manjine grada Rijeke”.

Të gjithë artistët e interesuar, mund të kontaktojnë dhe të kërkojnë dokumentacion të detajuar me termat dhe kushtet, që duhet të plotësohen në këtë email adrese: [email protected]

Ofertuesit, do të marrin të gjitha dokumentet dhe informacionet e nevojshme lidhur me thirrjen në kohë. Pyetjet duhet të dorëzohen vetëm në formë të shkruar, dmth me letër ose email me shenjën: Pyetje për tenderin – Nënë Tereza. Pyetjet dërgohen në e-mail: [email protected]. Ju mirëpresim!

Bashkësia Shqiptare në PBM

Comment

*