Meritan Shabani kalon në Premier Ligë

Munih (Gjermani), 9 gusht 2019 – Mesfushori kosovar Meritan Shabani është zyrtarizuar te Wolverhampton Wanderersi.

Ai ka nënshkruar kontratë trevjeçare pas largimit nga Bayerni dhe fillimisht do t’i bashkohet ekipit U-23.

Mesfushori ofensiv 20-vjeçar ka thënë se është tejet i lumtur që ka kaluar në Premier Ligë.

“Jam i lumtur që kam kaluar më në fund te Wolvesi, projekti këtu është një që më ka gëzuar dhe jam falënderues që kam shansin të dëshmoj veten”, ka thënë ai. (r.m.)

Comment

*