Merkel e uron Haradinajn, ia numëron detyrat që e presin

Berlin / Prishtinë, 13 gusht 2017 – Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka uruar kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, për zgjedhjen në krye të Qeverisë së Kosovës.

Në urimin e zonjës Merkel të publikuar në uebfaqen e kancelares thuhet se kryeministri Haradinaj dhe qeveria e tij kanë para vetes detyra të rëndësishme dhe të vështira.

“Ndërtimi i shtetit, përmirësimi i gjendjes ekonomike, dialogu me Serbinë, demarkacioni i kufirit me Malin e Zi dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar kërkojnë vëmendje”, thuhet në urimin e Qeverisë gjermane.

“Këta janë hapa kyç drejt forcimit të perspektivës evropiane të Kosovës. Qeveria federale do të vazhdojë t’ju mbështesë në këtë rrugë. Ju uroj fat dhe sukses në mandatin tuaj të dytë”, përfundon urimi. /Express/

Comment

*