Merren vesh pikat e rendit të ditës për mbledhjen e parë të qeverisë

Pas miratimit në Parlament të kabinetit qeveritar, ministrat pritet të bëjnë betimin e tre pranë Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Kreu i Shtetit ka mbërritur në selinë e Presidencës, ndërsa ceremonia pritet të zhvillohet në orën 17:00.

Kabineti i ri qeveritar ka 14 ministra, shumë më i vogël në numër se kabineti i shkuar i qeverisë “Rama 1”.

Ndërkohë, është zbardhur edhe rendi i ditës i mbledhjes së parë të qeverisë së drejtuar nga kryeministri Edi Rama.

Ashtu sikurse është paralajmëruar më herët nga vetë Rama, vendimi i parë do të jetë shpallja e vitit 2018 si vit i Skënderbeut, ku edhe do të ngrihet një komision i posaçëm.

Gjithashtu, do të miratohet procedura e përzgjedhjes së kandidatëve të komisionit të prokurimit publik, do të miratohen rregullat për përfitimin e shërbimeve publike elektronike, si dhe dhënia e dy godinave për ngritjen e organeve të reja të Vettingut.

/Ora News.tv/

Mbledhja e parë e Qeverisë ‘Rama 2’ pas betimit në presidencë
Axhenda, pika 1- Shpallja e 2018, viti mbarëkombëtar i Skënderbeut
Pika 2 – Zgjedhja e kandidatëve të Komisioneve të Prokurimit
Pika 3- Miratimi i procedurave të shërbimit publik elektronik
Mbledhja, pika 4- Ngritja e komisionit shtetëror për Skënderbeun
Mbledhja, pika 5- Dhënia e godinave për organet e Vettingut
Pika 6- Fond solidariteti për dëmet e uraganit në SHBA

report.tv

Comment

*