Universiteti “Mesdhetar” në Shqipëri organizon vitin e 5-të jubilar të veprimtarisë “Kinemaja Politike në 10 javë”!
Dhjetë filma janë të përzgjedhur nga forumi i pedagogëve të Departamentit të Shkencave Politike.
Për të 5-tin vit rradhazi, kjo veprimtari ekstrakurikulare zhvillohet në Universitetin Mesdhetar, inciativë e kthyer në traditë në UMSH dhe që ndërmerret për herë të parë në një universitet shqiptar.
Qëllimi i këtij cikli seminaresh është fokusimi në lidhjen që ekziston ndërmjet politikës dhe kinematografisë.
Studentë dhe pedagogë do të analizojnë konceptin e kinemasë politike, ndikimin e politikës në kinema dhe anasjelltas si dhe efektivitetin e përdorimit të kinemasë si mjet për të arritur qëllime politike.
Do të analizohet lidhja ndërmjet kinemasë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, lidhja shtet-kinema, përpjekja për të forcuar identitete të ndryshme nëpërmjet kinemasë, rolin e propagandës në ndërtimin e sistemeve autokratike si dhe ndikimin e krizave dhe konkurrencës ndërkombëtare në kinema.
Sipas një programi të detajuar, çdo javë në orën 13.00 do të shfaqet një film i caktuar të cilit do t’i paraprijë një referim nga një pedagog. Studentët e interesuar duhet të regjistrohen dhe në fund do të pajisen me një çertifikatë.