Mësonjëtorja e Korçës ku nisi arsimi, shkolla shqipe u çel 131 vite më parë

Më 7 mars 1887 në Korçë u hap Mësonjëtorja e parë Shqipe. 131 vite më vonë në këtë vend ngrihet Muzeu Kombëtar i Arsimit.

Një grup mësuesish nga Vlora janë ndër vizitorët e shumtë që ndodhen në Korçë këtë 7 mars. Shumë prej tyre edhe pse kanë pas vite të gjata në arsim e vizitojnë për herë të parë.

“Zgjodhëm 7 marsin për te festuar në qytetin e Korçës per kulturën por lidhet me ate që jemi të lidhur shpritërisht. Jam mësuese prej 34 vitesh dhe është hera e parë që e festoj si mësuese këtu në shkollën e parë shqipe”, thotë një prej tyre.

Vizita në muzeun e Arsimit shqiptar nisin disa ditë para festës. Në muze janë të ekspozuara dokumente për shqipen e shkruar dhe botime të vjetra në gjuhën si dhe historia e librit shqip që prej abetares abetares së parë të Naum Veqilharxhit.

  Top Channel

Comment

*