Meta: Bashkëpunimi me Francën, shumë i rëndësishëm për të ardhmen e Shqipërisë

Paris, 12 nëntor 2019 – Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, është pritur në një ceremoni zyrtare në Paris nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Meta e ka publikluar në faqen e tij në Facebook një video-regjistrim nga pritja dhe nga takimi i tij me presidentin Macron. Ai ka thënë se bashkëpunimi me Francën është shumë i rëndësishëm për të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Meta po merr pjesë në Forumin për Paqe në Paris, i cili organizohet për herë të dytë nga presidenti i Francës.

Postimi i Metës:

“Kënaqësi e veçantë të takohesha mbrëmë me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, me rastin e Forumit të Parisit për Paqen! Bashkëpunimi me Francën, shumë i rëndësishëm për të ardhmen tonë europiane! 🇦🇱🤝🇫🇷.

Kënaqësi e veçantë të takohesha mbrëmë me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, me rastin e Forumit të Parisit për Paqen! Bashkëpunimi me Francën, shumë i rëndësishëm për të ardhmen tonë europiane! 🇦🇱🤝🇫🇷

Posted by Ilir Meta on Monday, November 11, 2019

 

(r.m.)

Comment

*