Meta dëgjoi shqetësimin e Ndrenikës dhe aktorëve për shembjen e Teatrit Kombëtar

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot, me kërkesë të tyre, një përfaqësi artistësh, të kryesuar nga aktori i mirënjohur Robert Ndrenika.

Ata e njohën Presidentin Meta me shqetësimin e tyre dhe të komunitetit të artistëve lidhur me problemin e godinës së Teatrit Kombëtar, që është kthyer së fundmi në një debat publik.

Presidenti Meta, pasi i dëgjoi me vëmendje shqetësimet e tyre, theksoi rëndësinë e dialogut të vazhdueshëm e të transparencës për këtë çështje të rëndësishme, në dobi të ruajtjes e promovimit të vlerave e trashëgimisë historike, kulturore e kombëtare.

Comment

*