Meta e Mustafa: Suksesi i Kosovës është sukses i Shqipërisë

Prishtinë, 12 tetor 2017 – Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK0, Isa Mustafa, me bashkëpunëtorë priti Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.

Në kumesën e LDK-së thuhet se në këtë takim u bisedua për rolin e LDK-së në proceset shtetformuese.

Mustafa e njoftoi Presidentin Meta me zhvillimet politike në vend dhe me mbarëvajtjen e fushatës për zgjedhjet lokale.

Ndërkaq, Meta e ftoi kryetarin Mustafa dhe LDK-në që të vazhdojnë të japin kontribut për t’i çuar përpara proceset për integrimet evropiane.

Nikoqirët dhe mysafirët u pajtuan që suksesi i Kosovës është sukses i Shqipërisë dhe anasjelltas, thuhet në kumtesë. (r.m.)

Comment

*