Meta i akordon titullin “Naim Frashëri” violinistes Ervis Gega

Berlin, 16 qershor 2018 – Gjatë vizitës në Berlin, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, e vlerësoi me titullin e lartë “Naim Frashëri” violinisten shqiptare Ervis Gega.

“Kam privilegjin që si President i Republikës të vlerësoj një personalitet që kontribuon për lartësimin e emrit të vendit tonë në Gjermani, në Evropë dhe në të gjithë skenat ku ajo demonstron talentin e saj”, tha kreu i shtetit shqiptar.

Presidenti Meta u shpreh gjithashtu se shqiptarët ndjehen krenarë me talente të tilla në botë, raporton ABC News (r.m.)

Comment

*