Meta: Koha për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe pastrimin nga elementët kriminalë

Presidenti Ilir Meta ishte në Vlorë kur foli për ftesën dërguar kryetarëve partiakë për të diskutuar të premten për datën e zgjedhjeve të reja të vitit 2021

Knid Ndrenika

Presidenti Ilir Meta tha se do të vendosë datën e zgjedhjeve të ardhshme pasi të këshillohet me forcat politike.

Zoti Meta theksoi se rëndësi ka zhvillimi i procesit me ndershmëri.

Shqipëria ka kryer reformën Zgjedhore, ndërsa në Kuvend janë miratuar ndryshime kushtetuese pa miratimin e opozitës.

Presidenti ka ftuar në orën 12 të së premtes 4 shtator krerët e partive për të diskutuar datën e zgjedhjeve.

Paradreke presidenti Meta ishte në Vlorë, kur foli për vullnetin e duhur që garanton zgjedhje të lira:

“Ka ardhur koha që përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme të pastrohet gjithçka në vendin tonë dhe të kemi institucione plotësisht demokratike dhe legjitime. Vetëm zgjedhjet e lira dhe të ndershme pastrojnë politikën nga elementë kriminalë dhe të korruptuar. Sjellja ime ka qenë dhe do të jetë gjithmonë vetëm shtetërore, kushtetuese dhe plotësisht e përgjegjshme”.

Shqipëria voton në vitin 2021 për zgjedhjen e 140 deputetëve të Kuvendit.

Comment

*