Meta në krah të studentëve: Të adresohen shqetësimet

Tiranë, 6 dhjetor 2018 – Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka dalë në kran të studentëve që po protestojnë në Tiranë dhe në qytetet tjera universitare.

Meta ka kërkuar që shqetësimet e studenyëve të adresohen sa më parë nga qeveria.

“Duke vlerësuar situatën e krijuar, Presidenti Meta u bën thirrje autoriteteve dhe institucioneve përgjegjëse të dëshmojnë ndjeshmërinë dhe përgjegjësinë e duhur në adresimin e çështjeve që shqetësojnë studentët, në përputhje me kuadrin ligjor dhe të frymës së dialogut për një zgjidhje sa më të shpejtë dhe të drejtë në interesin më të mirë publik. Duhen bërë me shumë përpjekje për një arsim dhe edukim sa më cilësor, që garanton shanse të barabarta për të gjithë, pavarësisht mundësive të tyre financiare. Rinia është aseti ynë me i çmuar kombëtar, ndaj dhe kujdesi ndaj shqetësimeve dhe aspiratave të tyre duhet të jetë prioritet i të gjithëve, sidomos i institucioneve.” thuhet në reagimin e Zyrës së Presidentit.

Qindra studentë nga të gjitha universitetet e Tiranës kanë protestuar përpara Ministrisë së Arsimit. Protesta janë zhvilluar edhe në Universitetin e Korçës, në Universitetin e Durrësit, në Universitetin e Elbasanit, dhe në Universitetin e Shkodrës. (r.m.)

Comment

*