Meta: Nuk pranoj ndryshimet e njëanshme kushtetuese, por paktin e 5 qershorit

Ambasadorët e vendeve të BE-së dhe Britanisë së Madhe shkuan këtë të premte, 24 korrik 2020,  në zyrën e Presidentit Meta, me kërkesë të këtij të fundit, një ditë pas votimit të marrëveshjes së 5 qershorit në Parlament.

Kreu i shtetit u ka komunikuar diplomatëve shqetësimin për ndryshimet e njëanshme të Kushtetutës, si një akt i papranueshëm që asgjëson të ardhmen e Shqipërisë. Nga ana tjetër, ka kërkuar që diskutimet në Këshillin Politik të vazhdojnë vetëm me konsensus.

“I njoha me pozicionin tim të qartë se çdo prekje e njëanshme e Kushtetutës do të konsiderohet si akt i papranueshëm që synon të asgjesojë shtetin e së drejtës, demokracinë dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë. Theksova rëndësinë e vazhdimit të punës së Këshillit Politik vetëm në frymën e konsensusit dhe gjithëpërfshirjes” shkruan Meta në facebook.

Ne foto: Ambasadoret e BE duke dale nga presidenca sot

 

oranews

Comment

*