Meta: Pa tolerim të “sëmurin mendor, marrosur pas pushtetit të pamerituar” nëse prek votën

Në Shqipëri, presidenti Ilir Meta tha se do të jetë garant i Kushtetutës dhe se rëndësi ka zbatimi i marrëveshjes së 5 Qershorit për reformën Zgjedhore

Knid Ndrenika

Presidenti Ilir Meta paralajmëroi siç tha se “vrima e vrimës së miut do t’u duket shumë e madhe”, për të mos toleruar përpjekjet nga cilido për tjetërsimin e votës në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit 2021.

Pa hyrë në detaje, apo treguar me gisht ndokënd që përpiqet sipas tij, të cenojë votën, preisdenti shtoi gatishmërinë ta lerë detyrën në të mirë të interesave të vendit.

Për presidentin Meta nuk ka rëndësi se si, por gjithëpranim i reformës zgjedhore për të garantuar votën e lirë.

Zoti Meta nuk e shmangu fajësinë ndaj qeverisë kur tha se Shqipëria bën hapa pas në eurointegrimin, kur foli me mediat paradreken e kësaj të premteje:

“Një i sëmurë mendor, i marrosur pas pushtetit të pamerituar, të vjedhur nuk duhet t’i shkojë mendja se presidenti mund të frikësohet, intimidohet, dekurajohet dhe reflektimi i parë është respektimi i marrëveshjes së 5 Qershorit. Këto zgjedhje janë domosdoshmëri. Kushdo që mendon dhe që ndjen që është rënë dhe që do të trembë popullin shqiptar, që të fabrikojë shumicë sipas dosjeve të Shijakut dhe të Dibrës, ta provojë sepse vrima e vrimës së miut do t’u duket shumë e madhe”!

Këshilli Politik me opozitën kuvendare, opozitën që la Kuvendin dhe socialistët, nuk pajtohet me ndryshimet kushtetuese që ndaluan koalicionet parazgjedhorë dhe nuk i hapin listat e deputetëve 100 për qind.

Comment

*