Meta paralajmëron mospranimin e ndryshimeve kushtetuese

Ndryshime kushtetuese që heqin koalicionet parazgjedhorë dhe hapin pjesërisht listat e deputetëve po rrezikojnë marrëveshjen për reformën zgjedhore të miratuar dje në Kuvend me 99 vota

Knid Ndrenika

Opozita e Bashkuar Demokratike, ndërkombëtarët dhe presidenti thonë se çdo ndryshim që lidhet me reformën Zgjedhore duhet të jetë i gjithëpranuar.

Socialistët e kryeministrit Edi Rama kanë vendosur t’i miratojnë ndryshimet njëanshmërisht në Kuvend në 30 korrik.

Presidenti Ilir Meta u tha ambasadorëve të vendeve të Bashkimit Europian se nuk do të pranojë asnjë ndryshim kushtetues të njëanshëm që rrezikon marrëveshjen për reformën Zgjedhore të 5 Qershorit.

Zoti Meta i thirri ambasadorët europianë në takim një ditë pas bisedimeve të ngjashme me ambasadoren amerikane Juri Kim.

Presidenti shkruajti në fejsbuk se do të dekretojë menjëherë ndryshimet e Kodit Zgjedhor.

Kodi i ri Zgjedhor, pra pakti i gjithëpranuar i 5 Qershorit u miratua në 23 korrik, të enjten, nga Kuvendi me 99 vota të socialistëve qeveritarë dhe deputetëve të opozitës zëvendësuese.

Socialistët e kryeministrit Edi Rama do t’i miratojnë në 30 korrik ndryshimet kushtetuese që heqin mundësinë e koalicioneve parazgjedhorë dhe hapin pjesërisht listat e deputetëve.

Këshillin Politik e përbëjnë qeveria dhe opozitat brenda dhe jashtë Kuvendit.

Kryeministri paralajmëroi ndërkombëtaret të qëndrojnë larg:

“Mosdakordësitë edhe me miqtë dhe me partnerët t’i diskutojmë pa u tërhequr nëse nuk na bindin. Nuk jemi shërbëtorë të askujt; Për, të mos lëshuar asnjë fije që nga terrorizmi deri te krimi i organizuar. Ama, kur vjen puna për të vendosur do të hapim listat apo nuk do të hapim listat, më vjen keq por këtë e vendosim ne”!

Këto ndryshime nuk kanë qenë në planin e punës të Këshillit Politik në marrëveshjet e 14 janarit si dhe të 5 qershorit mes Opozitës së Bashkuar Demokratike që dogji mandatet e deputetëve, Opozitës Zëvendësuese në Kuvend dhe socialistëve të zotit Rama.

Këto ndryshime janë kërkuar dhe përfshirë në një marrëveshje të dytë në këmbim të votës së Opozitës Kuvendare me socialistët.

Partnerët euroamerikanë dhe tërësisht ndërkombëtarët kanë bërë thirrje që çdo ndryshim që lidhet me reformën Zgjedhore të jetë i gjithëpranuar.

Opozita e Bashkuar Demokratike thotë se ndryshimet e njëanshme kushtetuese rrëzojnë marrëveshjen e 5 qershorit.

 

Comment

*