Meta: Parlamentit njëpartiak ta respektojë Marrëveshjen e 5 qershorit

Tiranë, 16 tetor 2020 – Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka folur sërish për ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe për marrëveshjen e 5 qershorit.

Meta ka thënë se “parlamentit njëpartiak” do t’ia japë edhe një mundësi të fundit që ta respektojë marrëveshjen e 5 qershorit, pas kërkesës publike të grupit të Partive Popullorre Evropiane (PPE).

Ai ka thënë se Shqipëria është ende shumë larg përmbushjes së kushteve për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian.

Presidenti Meta dhe opozita e bashkuar e kanë akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe mazhorancën socialiste se me miratimin e ndyshimeve kushtetuese për Kodin Zgjedhor e kanë shkelur marrëveshjen e 5 qershorit, e cila është mbështetur dhe nga partnerët ndërkombëtarë, sidomos nga SHBA dhe BE.

Presidenti Meta i ka bërë këto komente në takim me Ambasadoren e Francës në Tiranë, Christina Vasak, e cila e përfundon misionin e saj diplomatic në Shqipëri.

Postimi i Presidentit Meta:

Me rastin e përfundimit të misionit në Shqipëri, prita në një takim, Ambasadoren e Francës, Sh.S.Znj Christina Vasak.

Vlerësova rolin e saj aktiv për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, dhe për mbështetjen e sinqertë ndaj procesit të integrimit europian të vendit tonë.

Duke e falenderuar për kontributin thelbësor të Francës në avancimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian, konfirmova se vendimi politik i Këshillit Europian i marsit për çeljen e negociatave të anëtarësimit është një mundësi historike për vendin tonë.

Theksova se, fatkeqësisht, Shqipëria është ende shumë larg përmbushjes së kushteve që kërkohen për zhvillimin e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, me shkeljen brutale dhe të njëanshme nga ana e mazhorancës së Marrëveshjes konsensuale të 5 Qershorit.

Por unë do t’i jap edhe një mundësi të fundit Parlamentit njëpartiak për të respektuar Marrëveshjen pas kërkesës publike të Partisë Popullore Europiane.

Shpreha besimin se hyrja në fuqi e Marrëveshjes me Agjencinë Franceze të Zhvillimit (AFD), do t’i japë një shtysë të rëndësishme projekteve zhvillimore në Shqipëri, si dhe do të rrisë interesimin për prani më të madhe ekonomike të Francës në Shqipëri.

Me rastin e përfundimit të misionit në Shqipëri, prita në një takim, Ambasadoren e Francës, Sh.S.Znj Christina Vasak….

Posted by Ilir Meta on Friday, October 16, 2020

(r.m.)

Comment

*