Meta përcjell mesazh ngushëllimi për vdekjen e Avni Mulës

Tiranë, 30 tetor 2020 – Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, përmes një statusi në Facebook, ka ngushëlluar familjen Mula dhe komunitetin e artistëve për vdekjen e kompozitorit të madh shqiptar, Avni Mula.

Meta e ka cilësuar Mulën si njërin prej kolosëve të muzikës dhe të artit shqiptar.

‘’… personalitet i jashtëzakonshëm, intelektual i spikatur, model i përhershëm qytetarie, figurë e dashur dhe e respektuar nga të gjithë‘’, ka shkruar Meta për artistin Mula.

‘’Lamtumirë Mjeshtër! U prehsh në paqen e merituar! ‘’, thuhet në postimin e Metës.

Kompizitori Avni Mula ka vdekur të enjten, në moshën 92 vjeçare. Ai ka lënë një opus të gjerë veprash me vlera të jashtëzakonshme.

Statusi i plotë i Presidentit Meta:

Thellësisht i pikëlluar për ndarjen nga jeta të një prej kolosëve të muzikës dhe artit shqiptar, Avni Mula, personalitet i jashtëzakonshëm, intelektual i spikatur, model i përhershëm qytetarie, figurë e dashur dhe e respektuar nga të gjithë!

Humbje e madhe që le pas shumë dhimbje!

Në këto momente të vështira, jam pranë Invës, familjes së dashur Mula dhe komunitetit të artistëve!

Ngushëllimet më të ndjera dhe i paharruar kujtimi i Tij!

Lamtumirë Mjeshtër! U prehsh në paqen e merituar!

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/photos/a.1479540228758912/3484031508309764/

 

(r.m.)

One Response to “Meta përcjell mesazh ngushëllimi për vdekjen e Avni Mulës”

Read below or add a comment...

  1. Sejdi Veseli says:

    U prehsh në paqe dhe u përkujtofsh përjetësisht, i madhi Avni Mula!

Comment

*