Meta: Rama duhet të japë menjëherë dorëheqje

Tiranë, 12 tetor 2020 – Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, e ka shprehur për herë të parë kërkesën që kryeministri Edi Rama të japë dorëheqje.

Ai ka thënë se Rama u ka bërë dëm të madh Shqipërisë dhe Kosovës.

“Rama të japë menjëherë dorëheqje për këtë dëm të madh që i ka bërë vendit, për këtë shkretim që i ka bërë Shqipërise dhe për dëmtimin e çështjes së Kosovës”, ka thënë Meta, në një intervistë për Syri TV.

Kreu i shtetit ka thënë se kryeministriRama është i shqetësuar nga paralajmërimi i tij se kush i prek zgjedhjet do ketë probleme të mëdha.

“Ai është shumë i shqetësuar nga mesazhi që kanë marrë gjithë personat që i ka përdorur ai në zgjedhjet e tjera nga ajo që ka thënë Ilir Meta që kush i prek zgjedhjet do ketë probleme të paimagjinueshme. Nëse duan të bëhen kurban për pushtetin e Edi Ramës, le të bëhen, por po i paralajmëroj që nëse ai zotëria do ta çojë marrëzinë e tij deri në fund, ai e fton popullin shqiptar në një referendum, provokon popullin shqiptar dhe i vendos një mur të zi e kriminal integrimit. Ju siguroj se do të bëj të gjitha aktet e duhura patriotike për ta mbrojtur Shqipërine dhe i gjithë populli do të jetë me Presidentin. Për këtë ju garantoj të gjitheve. Zoti e ruajtë Edi Ramën”, ka thënë kreu i shtetit, transmeton gazeta “Panorama“.

(r.m.)

Comment

*