Meta, Ramës e Veliajt: Dëgjoni zërin e aktorëve për Teatrin Kombëtar

Tiranë, 13 qershor 2018 – Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, bëri thirrje për transparencë dhe dialog lidhur me çështjen e Teatrit Kombëtar.

Përmes një deklarate publike, Meta u bëri apel Qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës që të dëgjojnë sugjerimet dhe shqetësimet e komunitetit të artistëve dhe të dialogojnë me ta.

Kreu i shtetit ka thënë se po e ndjek me vëmendje të veçantë dhe në vijimësi shqetësimin e komunitetit të artistëve lidhur me problemin e godinës së Teatrit Kombëtar, të kthyer tashmë në një debat publik.

“Presidenti i Republikës organizoi edhe një takim me një përfaqësi të artistëve kohë më parë dhe ka dëgjuar shqetësimet e sugjerimet e tyre për zgjidhjen e kësaj çështjeje të ndjeshme.

Presidenti i Republikës, bën thirrje për transparencë e dialog për këtë çështje dhe i bën apel Qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës, të dëgjojnë sugjerimet dhe shqetësimet e komunitetit të artistëve e të dialogojnë në dobi të ruajtjes e promovimit të vlerave e trashëgimisë historike, kulturore e kombëtare”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga Zyra e Presidentit. (r.m.)

One Response to “Meta, Ramës e Veliajt: Dëgjoni zërin e aktorëve për Teatrin Kombëtar”

Read below or add a comment...

  1. arberi dr says:

    Edhe ndertesa e theatrit eshte monument culture.
    Nuk eshte e then qe mos te ndertohet thetri I ri tjetervkunde..
    arberi dr

Comment

*