Meta: “Të bashkohemi kundër një pushtimi të ri… O SOT, O KURRË!

Tiranë, 16 shtator 2020 – Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka përcjellë një mesazh të fortë për qytetarët shqiptarë. .

Në një postim në Facebook, me rastin e 78-vjetorit të Konferencës së Pezës, Meta shkruan se sot janë më aktuale se kurrë mesazhet e kësaj konference për të lënë mënjanë ndasitë e interesat afatshkurtra.

Ai u bën thirrje të gjithë shqiptarëve që të bashkohen kundër “një pushtimi të ri nga një sekt e një bandë oligarkësh që kanë uzurpuar institucionet dhe kanë marrë peng të ardhmen e çdo shqiptari“.

Peza është një amanet: Besa-besë për të shpëtuar Shqipërinë!

O SOT, O KURRË!”, shkruan Meta në Facebook.

Postimi i plotë i Metës:

Pezë do të thotë Shqipëria mbi të gjitha!

Pezë do të thotë bashkim, kushtrim dhe qëndresë, pa dallim feje, krahine dhe ideje në mbrojtje të interesit kombëtar.

Mesazhet që përcjell edhe sot, pas 78 vitesh, Konferenca e Pezës janë më aktuale se kurrë për të lënë mënjanë ndasitë e interesat afatshkurtra, dhe për t’u bashkuar kundër një pushtimi të ri nga një sekt e një bandë oligarkësh që kanë uzurpuar institucionet dhe kanë marrë peng të ardhmen e çdo shqiptari dhe atë europiane të vendit tonë.

Peza është një amanet: Besa-besë për të shpëtuar Shqipërinë!

O SOT, O KURRË!

Posted by Ilir Meta on Tuesday, September 15, 2020

(r.m.)

Comment

*