Meta uron Kadarenë: “Ishe për ne dritë në një nga periudhat më të errëta”

Tiranë, 28 janar 2021 – Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ia ka uruar 85-vjetorin e lindjes shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare.

Në një postim në Facebook, Meta i cilëson Kadarenë “shprehësi më i jashtëzakonshëm i fuqisë së mendimit, kulturës, vlerave dhe forcës krijuese të kombit shqiptar”.

Meta i shpreh Kadaresë mirënjohje, duke theksuar se për shqiptarët ai ishte “dritë në një nga periudhat më të errëta” dhe mbetet “simbol i ndritur i vokacionit europian”.

“Ishe për ne dritë në një nga periudhat më të errëta, siç vijon të mbetesh një simbol i ndritur i vokacionit tonë europian, për çka të jemi mirënjohës përjetë”, thekson Meta nw urimin e tij.

Urimi i plotë i Metës:

Gëzuar ditëlindjen Ismail Kadare, gjeniu ynë i madh i letrave, shprehësi më i jashtëzakonshëm i fuqisë së mendimit, kulturës, vlerave dhe forcës krijuese të kombit shqiptar, që si askush tjetër dite t’u japësh përmasa universale duke na bërë krenar të gjithëve.Ishe për ne dritë në një nga periudhat më të errëta, siç vijon të mbetesh një simbol i ndritur i vokacionit tonë europian, për çka të jemi mirënjohës përjetë.

Në këtë datë të shënuar për Ju, u bashkohem sot urimeve më të ngrohta të familjes së dashur Kadare dhe mbarë kombit shqiptar, për të pasur shëndet e jetë të gjatë dhe shumë suksese të reja në krijimtarinë Tuaj të shkëlqyer letrare!

(r.m.)

Comment

*