Meta: Vendimi i Holandës për rikthimin e vizave, kambanë alarmi

Tiranë, 17 prill 2019 – Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, e ka quajtur “kambanë alarmi” vendimin e Parlamentit të Holandës që t’i kërkojë qeverisë rikthimin e regjimit të vizave për qytetarët e Shqipëris.

Meta ka thënë se Shqipëria duhet të japë më shumë mesazhe të forta kundër krimit të organizuar.

“Akti i parlamentit holandez është i paprecedent. Në dijeninë time nuk ka ndodhur më parë që të kemi një mocion të tillë për një vend tjetër, të paktën të rajonit tonë. Është një kambanë alarmi për të gjithë ne, për të reflektuar në mënyrë që të japim mesazhe më të forta në drejtim të luftës kundër krimit të organizuar, që është një shqetësim jo vetëm për Holandën por edhe për disa vende të tjera të Bashkimit Evropian. Duhet të punojmë sa më ngushtë me Komisionin Evropian, me vendet e tjera, që të mos kemi një rast tjetër si  rasti i Holandës që do të krijonte perceptim negativ për vendin tonë. Ky hap na kujton që janë disa arritje që nuk janë  të dhëna njëherë e përgjithmonë, mund të cenohen në rast se ne nuk i respektojmë detyrimet tona dhe unë shpresoj se kjo nuk do të shkojë më tej drejt akteve të tjera që mund të cenonin liberalizimin e vizave”, ka thënë Meta në një intervistë për TV OraNews. (r.m.)

Comment

*