Meta: Zgjidhja çështje tolerance jo force

Mblidhet Komiteti Drejtues Kombëtar i Lëvizjes Socialiste për Integrim

Kryetari i LSI-së, Ilir Meta: Keqardhje që ende asgjë reale nuk ka lëvizur për dialogun
Komiteti Drejtues i LSI, Meta: Opozita nuk është regjistruar për zgjedhjet
Meta: LSI do bëjë më të mirën për zgjidhje dhe zgjedhje të ndershme
Meta: Ref. në Drejtësi do kishte nisur nëse nuk do ishte problemi i Dekriminalizimit
Meta: Koalicioni PS-LSI fitoi bindshëm në kushte shumë të vështira
Meta: Sot koalicioni PS-LSI e ka më të thjeshtë për të fituar dhe t’u rikonfirmuar
Meta: Kushtetuta është e rëndësishme, por e para është që Kushtetuta thotë që vota e qytetarëve është e barabartë
Meta: Secili nga ne mund të ketë përgjegjësitë e tij në tërë këtë zhvillim, të tranzicionit, të zgjedhjeve, e demokracisë dhe në vijim, por kjo nuk duhet të përsërisë atë që kanë bërë të tjerët në Shqipëri as me zgjedhjet.
Meta: Zgjedhja e Presidentit, në një moment kritik për politikën
Meta: Nuk them që Edi Rama të japë dorëheqjen si kryeministër, por po them që duhet qeveri besimi dhe nuk ka besim
Meta: Koalicioni ynë fitoi edhe kur KQZ-në e kishte në dorë Berisha
Meta: Nuk mund të bëjmë një gjë që mos t’i shërbejë vendit
Meta: Dhashë dorëheqjen si kryeministër sepse BE nuk e njohu legjitimitetin e Dushkut për 4 apo 5 mandate. Fatos Nano donte të bëhej president, por unë i thash që do të respektojmë rezolutën e BE-së dhe i thashë të bëhej kryeministër. Ashtu u bë dhe u zgjidh.
Meta: Unë nuk jam kryetar Kuvendi vetëm për shumicën, po të ishte kështu e kishim zgjidhur me kohë.
Meta: Edi Rama nuk është kryeministër vetëm i Partisë Socialiste, apo vetëm i koalicionit, por është i Shqipërisë dhe ka detyrim kushtetetues të garantojë besim për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nuk duhet të ftojë vetëm formalisht për dialog, por të jetë edhe i përmbajtur që të mos i japë shkas palës tjetër për të vazhduar me retorikë të papranueshme duke folur edhe për arrestime e të tjera.
Meta: Për Dekriminalizimin i dhamë të drejtë Partisë Demokratike, dhe për një që ne nuk e dinim, iku në drejtim të paditur edhe ai.
Meta: Çështja e drogës është problem shumë serioz që po e ndjejnë shumë njerëz dhe prej kohësh e kemi thënë, edhe unë, që duhet konsensus. Nuk u krijua sot, ka qenë në 2013, ka qenë me kohë. Lazarati ishte monument i dukshëm, por fenomeni ka dalë totalisht jashtë kontrollit.
Meta: Në këtë situatë duke qenë të bindur se koalicioni PS-LSI që fitoi para 4 vitesh bindshëm dhe e gjithë KQZ iu la Berishës, pati një klimë jo të lehtë. Unë besoj se një koalicion i tillë e ka më të thjeshtë për të fituar dhe konfirmuar me zgjedhje të qeta, mos harro që tani kemi edhe PDIU. Ndaj nuk duhet parë si çështje force se kush është më i fortë dhe se kush e tërheq litarin më fort. Duhet parë si çështje tolerance.

Luan Rama: Kriza politike prodhoi krizën e Vettingut
Luan Rama: Dialogu dhe kompromisi mbeten rruga e vetme për zgjidhjen e krizës
Luan Rama: Opozita e ka maksimalizuar kërkesën e saj, por kjo është normale
Luan Rama: Opozita kërkon qeveri teknike pa Kryeministër Edi Ramën
Luan Rama: Mazhoranca duhet të bëjë të gjitha hapat për zgjidhjen e krizës

Comment

*