MF Denaj: Më 2021 të gjitha faturat do të jenë elektronike

U mblodh Këshilli i Investimeve, në të cilën ishte e pranishme edhe ministrja Anila Denaj

Ministria e Financave ka vijuar edhe sot konsultimet me grupet e interesit për projektligjin e Fiskalizimit.

Ditën e sotme, u mblodh Këshilli i Investimeve, në të cilën ishte e pranishme edhe ministrja Anila Denaj.

Kjo e fundit tha se janari i 2020 i vendosur si afat për nisjen e raportimit në kohë reale në administratën tatimore të të gjitha transaksioneve midis bizneseve dhe konsumatorit në kuadër të luftës kundër informalitetit mund të negociohet pas dyshimeve që janë ngritur.

Ndër të tjera, ministrja theksoi se konsultimi i projektligjit “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit” me grupet e interesit do të shtyhet deri në 15 shtator, duke shtuar se më 2021 tëgjitha faturat do të jenë elektronike.

 “Ne kemi marrë një nisëm për konsultimin e projektligjit, që të shtyhet deri në 15 shtator për marrjen e mendimeve. Projektligji do të finalizohet deri në 2021. Në 2021 të gjitha faturat do të jenë elektronike. Janari 2020 është komentuar si proces dyshues. Ne do të shikojmë arsyet për ta negociuar”, tha Denaj.

Ndërkohë, zëvendësministri i Financave dhe Ekonomisë, Elton Haxhi, sqaroi edhe çështjet kryesore që prek projektligji i ri. “Dy çështjet kryesore dhe sistemi informatik janë mosraportimi i te ardhurave dhe zbritja mbi nivelet e përcaktuara ligjore të TVSH. Kontrolli i transaksioneve me parave në dorë, synohet fiskalizimi i tyre dhe fiskalizimi i transaksioneve pa para në dorë”, u shpreh Haxhi. BalkanWeb

Comment

*