MF shet 3 mld lekë detyrime 10-vjeçare

Në tre muajt e fundit të vitit që sapo u la pas, 2016-ës, pati prirje për rritje të instrumenteve të borxhit qeveritar nga korriku që shënoi rënien 5,8 për qind

Denion Ndrenika

Ministria e Financave në Shqipëri njoftoi se të enjten zhvillohet ankandi për shitjen me vlerë 3 miliardë lekë të emetimit të detyrimeve 10-vjeçare.

Detyrimet apo “obligacionet” 10-vjeçare, sikurse sqaroi ATSH-ja, janë instrumenti më afatgjatë i huamarrjes publike.

Në tetorin e vitit 2016 interesi mesatar i detyrimeve 10-vjeçare që u shitën në ankandin e fundit ishte 6.7 për qind.

“Një kthim i këtyre niveleve është sigurisht mjaft tërheqës, në një periudhë kur normat e interesit në tregjet financiare janë në vlerat më të ulëta historike”-raportoi agjencia.

Në tre muajt e fundit të vitit që sapo u la pas, 2016-ës, pati prirje për rritje të instrumenteve të borxhit qeveritar.

Interesat e detyrimeve 10-vjeçare ranë në 5.8 % në korrik 2016, por në tetor u u rritën në 6.7 për qind.

Comment

*