MF tërhiqet për ligjin e lojërave të fatit

Komisioni i Ekonomisë diskuton të hënën ligjin e lojërave të fatit, pas kërkesës së 6 deputetëve për shtyrjen e zbatimit të tij.

Nisma e deputetëve ka marrë edhe miratimin e Ministrisë së Finacave.

Ndërkohë ky insitucion ka hapur edhe garën për kompaninë e cila do të monitorojë online bizneset e lojërave të fatit.

Ligji i lojërve të fatit i cili pritej të hynte në fuqi në 1 janar, është rikthyer për diskutim në komisionet parlamentare. Ditën e hënë është përashikuar mbledhja e komisionit përgjegjës për këtë ligj, ai i Ekonomisë i cili do të diskutojë kërkesën e 6 deputetëve të mazhorancës për shtyrjen me 2 vjet të zbatimit të ligjit.

Kërkesa e deputetëve priste vetëm shqyrtimin nga Ministria e Financave, e cila e ka miratuar atë.

Gjashtë deputetët Ervin Bushati, Ervin Koci, Luan Duzha, Ylli Shehu, Tahir Muhedini dhe Blerina Gjylameti e cila më pas u tërhoq nga kërkesa, parashtruan argumentet për shtyrjen me dy vjet të afatit të ushtrimit të aktivitetit duke ndryshuar vitin e zbatimit të dispozitave kalimtare nga 31 dhjetori 2016 deri në 31 dhjetor 2018.

Sipas tyre, bizneset që ushtrojnë aktivitetin në baste sportive kanë detyrimin e zbatimit të distancave, por kjo është bërë e pamudnur për shkak të kontratave të qiradhënies kanë qenë më afatgjata.

Po ashtu mungojnë aktet nënligjore që rregullojnë këtë sektor dhe duhet të shoqëronin ligjin themelor ndërkohë që ka kontradikta mes pikave në nenin 71 që lënë hapësira për interpretime subjektive.

Një tjetër argument është edhe ruajtja e të ardhurave në buxhetin e shtetit të llogarive rezultojnë të jenë 125 milionë dollarë në gjithë zinxhirin e industrisë.

Ndërkohë nëse ligji shtrin zbatimin e tij në afatine përcaktuar, 1800 të punësuar në këtë sektor do të ngelen pa punë.

Në kalendarin e punimvetë të Kuvendit të Shqipërisë, është parashikuar që ky ligj të kalojë për votim në 22 dhjetor në seancën e fundit për këtë vit.

Ndërkohë një tjetër proces po zhvllohet për lojërat e fatit.

Ministria e Financave ka hapur garën për tenderimin e kompanisë e cila do të moniotorjë online bizneset e lojërave të fatit i cili mbyllet në 12 janar të vitit 2017.OraNews

Comment

*