Michael Bloomberg po bëhet gati të kandidojë për President

Në një kohë kur duhet të fillojë pakësimi i numrit të kandidatëve për president në Partinë Demokratike, një emër i njohur do t’u shtohet gati 20 të tjerëve në garë.
Ish-kryebashkiaku i njohur njujorkez, Michael R. Bloomberg po bën përgatitje aktive për t’u regjistruar zyrtarisht në garë si demokrat, ka bërë të ditur pak minuta më parë, gazeta e njohur “The New York Times”.
Hyrja e tij në garë transmenton mesbesim se demokratët kanë një kandidat të fuqishëm të qendrës ideologjike që mund ta mposhtë Presidentin në fuqi, Donald Trump, në zgjedhjet e vitit 2020.
Ky kandidat duhet të ishte Joe Biden, mirëpo, mesa duket problemet me biznesin e djalit të tij në vende të ndryshme të botës kanë dobësuar figurën e tij. Demokratët kanë kandidatë të tjerë që poziciohen mirë në qendër, por vetëm Biden udhëheq në anketime. E majta progresive është e përfaqësuar më mirë nga dueli i fortë mes senatorëve Elizabeth Warren dhe Bernie Sanders.
Bloomberg, kryetari që shërbeu për tre mandate, si Republikan, në New York, fotografuar këtu lart me Vehbi Bajramin, botuesin e gazetës “Illyria” të shqiptarëve të Amerikës, ka dhënë miliarda për kauza të ndryshme, sidomos për të luftuar ndryshimet e klimës dhe ka qenë më afër demokratëve ideologjikisht sesa republikanëve.
Mirëpo, disa kritikë vënë në dukje se Partia Demokratike ka lëvizur shumë majtas në këto vit edhe Bloomberg ka pak shanse të arrija kaq vonë, suksesin në këtë garë.
Si kryebashkiak, Bloomberg tregoi interes për komunitetin shqiptar. Vizitoi Kosovën në vitin 2003, ku u takua me Presidentin Ibrahim Rugova, mori pjesë dhe përshëndeti Fetivalin e përvitshëm Folklorik Kombëtar të organizuar nga Kisha Katolike Zoja e Shkodrës, në Bronx, etj.(Ruben Avxhiu)

Comment

*