Minatorët e vazhdojnë grevën, kërkojnë takim me Haradinajn

Prishtinë, 11 korrik 2018 – Ka vazhduar edhe sot greva e minatorëve të ndërmasrrjes “Trepça”.

Ata thonë se janë të lodhur dhe të zhgënjyer që as pas tri ditësh greve askush nga zyrtarët e institucioneve shtetërore nuk ka shkuar për t’i dëgjuar kërkesat e tyre, me përjashtim të disa deputetëve.

Minatorët grevistë u bëjnë thirrje kryeministrit Ramush Haradinaj, ministrave të dikstereve përkatëse dhe udhëheqësve të institucioneve tjera shtetërore që t’i vizitojnë dhe t’i marrin parasysh kërkesat e tyre. Ata theksojnë se greva nuk do të ndërpritet derisa të plotësohen kërkesat e tyre dhe paralajmërojnë edhe hapa të tjerë më radikalë.

Ndër kërkesat e minatorëve që kanë hyrë në grevë janë: pensionet e minatorëve të jenë 70 përqind e pagës së minatorëve, minatorëve t’u njohet e drejta e pensionit të parakohshëm në moshën 50-55 vjeçare, t’u njihet stazhi i punës për periudhën 1989-1999 dhe të gjitha asetet e “Trepçës” të përfshihen në statutin e ndërmarrjes. (r.m.)

Comment

*