Ministrat e Diasporës në Qendrën Rinore Shqiptare, në Stamford

Dy ministrat e Diasporës, të Shqipërisë dhe Kosovës zhvilluan një takim me sipërmarrësin Richard Lukaj, në Qendrën Rinore Shqiptare, në Stamford, e themeluar prej tij.
Richard Lukaj është edhe Konsull i Përgjithshëm i Shqipërisë, në Connecticut dhe ka dhënë një kontribut të shquar për kauzat shqiptare e për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Gjatë takimit ku ishte e pranishme edhe Ambasadorja e Shqipërisë në OKB, Besiana Kadare, ministri Majko vlerësoi krijimin dhe mënyrën e funksionimit të qendrës në shërbim të komunitetit shqiptar, duke përgëzuar Richard Lukajn për punën e tij.
Ministri tha se Qendra Rinore ku zhvillohen aktivitete të ndryshme, e ku mësohet gjuha shqipe, histori dhe art, po kontribuon në edukimin e intelektualëve të ardhshëm që do të punësohen në administratat e Shqipërisë dhe Kosovës.
“Identiteti i shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara është ruajtur falë njerëzve si Lukaj’, ishin fjalët e tha Majko shtoi se përgjegjësia e një shteti është e njëjtë, si për qytetarët brenda, ashtu edhe jashtë vendit. “Janë njerëzit që e bëjnë kombin dhe ju jeni të gjithë pjesë e tij”.
Po në Qendrën Rinore Shqiptare, Pandeli Majko u takua me përfaqësuesit e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, të cilët gjithashtu i vlerësoi për kontributin në promovimin dhe ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe identitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara.
Të pranishmit, mes të cilëve edhe kryetari i qendrës Adnan Mehmeti, i folën Ministrit për panairet e librave të organizuara në Neë York dhe aktivitetet e tjera që synojnë promovimin e krijimtarisë së anëtarëve të shoqatës. Majko sugjeroi organizimin e një aktiviteti të përvitshëm, i cili në qender do të ketë librin shqip. Richard Lukaj shprehu vullnetin për të ndihmuar me krijimin e një biblioteke për komunitetin shqiptar, që do të jetë një nga më të mëdhatë e këtij lloji.

Comment

*