Ministri Bajrami ngushëllon familjen Demolli

Prishtinë, 6 mars 2017 – Ministri i Arsimit, Shkencës e Teknologjisë, Arsim Bajrami, e ka ngushëlluar familjen Demolli pas ndarjes nga jeta të poetit Arif Demolli.

Në mesazhin e ministrit thuhet se Demolli ka dhënë një kontribut të madh në letërsi, në gazetari dhe në zhvillimin e arsimit në Kosovë.

“Emri i Arif Demollit mbetet përgjithmonë në historinë e arsimit dhe atë të kulturës”, thekson ministri Bajrami.

Mesazhi i ngushellimit e ministrit Bajrami dërguar familje Demolli:

 

E nderuara familje Demolli,

Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, poetit Arif Demolli.

Demolli ishte një kontribuues i madh në letërsinë shqiptare, në gazetari, por mbi të gjitha në zhvillimin e arsimit shqip, e sidomos gjatë kohës sa ka punuar në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Arif Demolli ishte miku ynë, por në veçanti ishte dhe mbetet mik i madh i fëmijëve, sepse me krijimtarinë e tij letrare dhe me tekstet shkollore të hartuara nga ai, u rritën dhe u edukuan shumë breza.

Si një person i dashur dhe plot pozitivitet e humor, do të mbetet në mendjet tona, ndërsa emri i Arif Demollit mbetet përgjithmonë në historinë e arsimit dhe atë të kulturës.

Ju lutem që në emër të Ministrisë së Arsimit, të Shkencës dhe të Teknologjisë dhe në emër timin, t’i pranoni ngushëllimet më të sinqerta.

Me respekt,

Arsim Bajrami – ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë”

(r.m.)

Comment

*