Ministri i Dasporës, Valon Murati, vizitoi komunitetin shqiptar në Dallas, Teksas

Beqir Sina, Nju Jork

Gjatë vizitës së tij disa ditore, në SHBA, takimet me diasporën shqiptare, më 21-23 shkurt, Ministri i Diasporës, zoti Valon Murati, me delegacionin që e shoqëron, gjeti rastin të takojë edhe komunitetin shqiptar në Dallas – Teksas. Në takim ishin edhe veprimtarë të dalluar të këtij komuniteti si Nazar Mehmeti, Ismet Smajli, Bruno Ceka , Ylber Korça, Gani Fejza, Hasim Isufaj, Doc Vraniqi, etj .

Ministri Murati, me këtë rast bisedoi me z. Nasar Mehmeti në cilësinë e Presidentit të Rrjetit të Biznesit Shqiptar në Botë dhe Sekretarin e Rrjetit, zotin Ismet Smajli. Ai vizitoi edhe “Qëndrën e Trashëgimisë Kulturore Shqiptare”- “ Albanian Culture Heritage Center”, në Dallas, ku foli me nxënës, mesues, dhe aktivistë të këtij komuniteti.

Ai me këtë rast njoftoi të pranishmit me programet e Ministrisë së Diasporës së Republikës së Kosovës, planin për komunitetin shqiptar, dhe shpërndarjen e teksteve shkollore e materialit mësimor, për nxënësit e shkollave shqipe, të cilat në koordinim me Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës, në Nju Jork, do të dërgohen në gjithë zonën e Tri-Shteshit, ato në Boston, Chicago, Philadelphia, Detroit, Florida, Uashington, Arizona, Dallas, etj.

Në këtë takim mori pjesë edhe Konsulli Fatmir Zajmi, i cili ka qenë gjatë gjithë kësaj vizite të Ministritë të Diasporës, si kordinator i Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës.

Zajmi në fjalën e tij, theksoi se vizita e Ministrit Murati, dhe puna e përbashkët me KP, do të jenë në vazhdim, për të qenë sa më afër bashkëatdhetarëve tanë, në Diasporë.

Ardhaja e zotit Valon Murati, dhe delegacionit që e shoqëron atë në komunitetin shqiptar të Dallasit, tregon shëmbullin më të mirë, të bashkëpunimit, komunitetit shqiptar të Amerikës, me institucionet, te dy shteteve tona, perkatesisht kesaj radhe Ministrisë së Jashtme të Kosovës, Ministrisë së Diasporës,dhe Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës,” tha, në fjalën e tij,përshëndetetëse, duke i uruar edhe mirëseardhjen zotit Murati, dhe delegacionit të tij, dhe faleminderuar ata, Kryetari i Komunitetit Shqiptar të Dallasit, z Nazar Mehmeti, Presidentin e Rrjetit të Biznesit Shqiptarë në Botë.

Kreu i komitetit shqiptar në Teksas, veprimtari i njohur Nazar Mehmeti, gjithashtu me këtë rast, përshkroi edhe aktivitetet e shumta të këtij komuniteti, i cili tha se “është shumë mirë i organizuar , kompakt dhe i kudogjendur në veprimtarit, e shqiptarëve të Amerikës, i cili me vite të tëra ka kontribuar në mënyrë të konsuderueshme për çështjen shqiptare, e në veçanti luftën e UÇK-ës, dhe realizimin e pavarësisë së Kosoves.”

dallas3 dallas2 dallas1

Comment

*