Ministri Hasani zotohet për përmirësim të klimës për biznes

Prishtinë, 25 shtator 2017 – Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, u takua sot me një delegacion të Fondit Monetar Ndërkombëtar, të udhëhequr nga Ruud Vermeulen, përfaqësues rezident i FMN-së për Kosovë.

Sipas njoftimit të kësaj ministrie, ministri Hasani i ka njoftuar përfaqësuesit e FMN-së lidhur me aktivitetet dhe prioritet e MTI-së gjatë mandatit të tij.

Ai ka theksuar se vëmendje të veçantë do t’i kushtojë përmirësimit të klimës për biznes, heqjes së pengesave për bizneset dhe përkrahjes së sektorit privat.

Përfaqësuesi i FMN-së në Kosovë ka shprehu interesimin e këtij institucioni financir ndërkombëtar për vazhdimin e bashkëpunimit me MTI-në me qëlim të realizimit të planeve dhe projekteve strategjike të saj që kanë ndikim afatgjatë në zhvillimin ekonomik të Kosovës. (r.m.)

Comment

*