Ministri i Diasporës, Pandeli Majko e nis vizitën në Detroit

Ka filluar në Detroit vizita e ministrit të Diasporës Pandeli Majko, i cili gjatë qendrimit do të ndalojë edhe në Chicago, New York, Boston, Worcester dhe Washington DC.
I shoqëruar nga ministri i Diasporës së Kosovës, Dardan Gashi, ata do të vendosin edhe kurora me lule në varrezat e tre vëllezërve dëshmorëve Bytyqi si dhe do të takohen me figura dhe biznesmenë të komunitetit shqiptar njujorkez.
Në fokus, siç saqron ambasadorja e Shqipërisë, në SHBA, Floreta Luli-Faber, do të jetë strategjia e re dhe thellimi i bashkëpunimit me Diasporën. (r.a./Illyria)

Comment

*