Ministri kroat i Mbrojtjes nuk është i mirëpritur në Serbi

Beograd, 26 prill 2018 – Qeveria e Serbisë ka vendosur ia ka anuluar vizitën në Serbi ministrit korat të Mbrojtjes, Damir Kërstiçeviq.

Qeveria serbe e ka marrë këtë vendim për t’iu kundërpërgjigjur vendimit të Kroacisë që t’ia ndalojë hyrjen në këtë vend ministrit serb të Mbrojtjes, Alexandar Vulin.

“Qeveria e Serbisë beson se veprimet e tilla të Kroacisë janë në kundërshtim me frymën e bashkëpunimit e fqinjësisë së mirë dhe respektit për vlerat themelore evropiane, përfshirë lirinë e lëvizjes së njerëzve”, thuhet në kumtesën e Qeverisë së Serbisë.

Në kumtesë thuhet se Qeveria e Serbisë “mbetet e përkushtuar për ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore me Republikën e Kroacisë, duke u përmbajtur nga veprimet që mund të kontribuojnë në prishjen e marrëdhënieve me fqinjët e saj”.

“Serbia mbetet e përkushtuar për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon si edhe për respektimin e parimeve dhe vlerave evropiane, në interes të të gjithë qytetarëve të Serbisë dhe të rajonit”, përfundon kumtesa. (r.m.)

Comment

*