Ministri Shala e ngushëlloi familjen e shkrimtarit Arif Demolli

Prishtinë, 6 mars 2017 – Ministri i Kulturës i Kosovës, Kujtim Shala, ka ngushëlluar Familjen Demolli, pas ndarjes nga jeta të shkrimtarit Arif Demolli.

Në mesazhin e ministrit Shala thuhet:

“E nderuara familje Demolli,

me dhimbje dhe pikëllim të madh e mora lajmin për ndarjen nga jeta e të dashurit tuaj, shkrimtarit tonë të mirënjohur, Arif Demollit.

Ndarja nga kjo jetë e shkrimtarit Demolli është një humbje e madhe për familjen, miqtë e tij dhe për letërsinë e kulturën shqiptare.

Arif Demolli, me krijimtarinë e tij, ka dhënë shumë për artin letrar, duke punuar me devocion dhe duke kontribuuar në pasurimin e jetës intelektuale, arsimore e edukative për breza të tërë në Kosovë. Kujtimi për shkrimtarin Arif Demolli do të jetë i përhershëm për ne, si një shembull i urtësisë dhe zellit për rritjen e vlerave në krijimtarinë letrare shqipe”.

(r.m.)

Comment

*